E-Diaspora
Krijohet regjistri shtetëror i mësuesve të gjuhës shqipe për Diasporën
Këshilli i Ministrave ka miratuar propozimin e ministrit të Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko, për krijimin e regjistrit shtetëror të mësuesve të gjuhësh shqipe, në bazë të të cilit ministria përgjegjëse për arsimin krijon regjistrin shtetëror të mësuesve të gjuhës shqipe e të kulturës shqiptare në diasporë, përcjell albinfo.ch.
Ky regjistër do të përmbajë listën e mësuesve, të cilët kanë të drejtë të japin mësim për programin e gjuhës shqipe e të kulturës shqiptare në diasporë. Gjithashtu aty do të pasqyrohen të dhënat e mësuesve në Diasporë, të cilat do të bëhen pas vlerësimit të dokumentacionit të paraqitur nga ana e tyre, në ministrinë përgjegjëse.
Në bazë të marrëveshjes “Për organizimin e përbashkët të mësimit të gjuhës shqipe dhe kulturës shqiptare në diasporë dhe mërgatë”, datë 23.03.2015 ministria përgjegjëse për arsimin gjithashtu do të përgatisë certifikatën për nxënësit që përfundojnë programin e mësimit të gjuhës shqipe e të kulturës shqiptare në Diasporë.
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Lir Hajrizi: Pianisti që po tejkalon kufijtë e talentit Liri zotëron me elegancë pianon dhe me paraqitjet e tij dinjitoze, është duke mahnitur publikun dhe... -
Mërgata do të votojë më 27 dhjetor në përfaqësitë diplomatike, KQZ jep udhëzime për procesin -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita -
Aktorja Fatlume Bunjaku do ta përfaqësojë Shqipërinë në “European Shooting Stars 2026” -
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës
Jeta në Zvicër
-
Shpikja e celofanit u bë nga kimisti zviceran Shpikja e celofanit nga kimisti zviceran që revolucionarizoi paketimin ... -
Shërbimet hekurudhore në Lucern janë të kufizuara ndjeshëm për shkak të një linje të dëmtuar -
Problemi i kokainës në Evropë dhe roli i Zvicrës: Sasi rekord dhe rrugë të reja tregtie -
Qirinjtë ‘made in Switzerland’ mjeshtëria sfidon importet -
Produktet vegane dhe vegjetariane në Zvicër po ofrohen më pak, por kërkesa mbetet e lartë















