Lajme
Miratohet ligji për hetime ndaj akuzave të Dick Martyt
Komisioni i Ligjeve në Kuvendin e Shqipërisë, ka diskutuar ligjin për hetimin e EULEX-it në lidhje me akuzat e Dick Marty-t.
Deputetët e PS-së në komisionin në fillim kundërshtuan propozimin e qeverisë që ky ligj të kalohet me procedurë të përshpejtuar, por më pas votuan pro miratimit të ligjit në parim.
Sipas tyre edhe pse ligji është i rëndësishëm nuk duhet të nxitohet për miratimin e tij. Ata kanë deklaruar duhet t`u lihet kohë që edhe EURALIUS dhe Prokuroria të japin mendimin e tyre si dhe duhet t`u lihet kohë edhe përfundimit të procedurave të duhura, raportojnë mediat e Tiranës. Ministri i Drejtësisë, Eduart Halimi, ka theksuar se hetimi duhet të bëhet nëpërmjet një ligji jo një marrëveshjeje, ndërsa ka theksuar se përfaqësuesit e EULEX-it kanë zhvilluar takime me ministra dhe prokurorë. Sipas tij, qeveria merr përsipër të lejojë hetime në vendin tonë për akuzat e Dick Marty ndërsa ka theksuar se ky ligj kërkon shumicë të cilësuar në Parlament.“Ky është një ligj special, që i drejtohet Task Forcës së EULEX, që do hetojë akuzat. Pojektligji është sjellë nga BE dhe në hartimin e tij morën pjesë institucione me rëndësi dhe gjithashtu projektligji është në përputhje me marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit”, ka theksuar Halimi.
Këshilli i Ministrave ditë më parë ka mritatuar projektligjin “Për marrëdhëniet juridiksionale në çështjet penale me Task Forcën hetimore speciale të EULEX-it”.
Kryeministri Berisha ka deklaruar se ky ligj do t`i krijojë ekipit të ekspertëve të Task Forcës hetimore të EULEX-it të gjitha mundësitë për një hetim të plotë, në të gjithë territorin e Shqipërisë, të pretendimeve të ngritura në raportin e Dick Martyt.
E-Diaspora
-
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së Nën dirigjimin e Facundo Agudin, Orkestra Simfonike e RTSH-së solli një mbrëmje të veçantë artistike, me... -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj -
Inaugurohet Spitali Veterinar “Mitro Vet”, bashkëpunimi kosovar-zviceran
Jeta në Zvicër
-
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër Oferta po zvogëlohet, ndërsa kërkesa për banim mbetet shumë e lartë... -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës -
Pushimet verore mund të shtrenjtojnë sërish karburantet në Zvicër -
Lumi Aare në Bern thyen rekordin e temperaturës për muajin qershor -
Kostot e kujdesit shëndetësor në Zvicër po rriten më shpejt se mundësitë financiare të qytetarëve













