Kosova
Miratohet ndryshimi i Projektligjit për financimin e partive në Kosovë
Komisioni Parlamentar për Integrime Evropiane ka miratuar projektligjin për ndryshimin e Ligjit për financimin e subjekteve politike.
Dy partitë opozitare, LDK-ja e VV-ja, kanë qenë kundër këtij projektligji.
Deputetja e Vetëvendosjes, Fatmire Kollqaku, ka thënë se projektligjin si të tillë nuk do ta votojë dhe menjëherë pas fjalimit e ka lëshuar mbledhjen, raporton KTV, transmeton albinfo.ch.
Kundër këtij projektligji është deklaruar edhe Armend Zemaj i LDK-së, i cili ka thënë se projektligjin nuk do ta votojë, që i njëjti të shkojë në seancë për miratim, për shkak se mënyra se si po tentohet të rregullohet financimi nuk është e drejtë.
Ndërsa, deputeti i PSD-së, Visar Imeri, ka thënë se kërkesa e tyre ka qenë që ky projektligj të përcaktojë financimin në mënyrë të barabartë të grupeve të reja parlamentare edhe me grupet e tjera.
Anëtari i PDK-së, Zenun Pajaziti, tha se ky ligj ndihmon reformën zgjedhore. Ndërsa, për shkak se nuk kishte kuorum, ka dështuar të mbahet mbledhja e Komisionit për të Drejtat, Interesat e Komuniteteve, ku në rend dite ishte shqyrtimi i Ligjit për financimin e subjekteve politike.
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Aktorja Fatlume Bunjaku do ta përfaqësojë Shqipërinë në “European Shooting Stars 2026” -
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi
Jeta në Zvicër
-
Prokuroria e St. Gallenit ndëshkon një pasagjer treni për racizëm "Tamil i ndyrë", "Sri Lanka i ndyrë", "Kthehu në vendin tënd", kishte thënë ai gjatë një... -
Taksa Kantonale e Aargaut do të ulet me 8 pikë përqindjeje -
Nigeriani padit në Strasburg policinë e Cyrihut -
Vit i vështirë në industrinë e orëve, më pak vende pune -
Të paktën gjysma e akullnajave të botës do të zhduken deri në vitin 2100











