Lajme
Miroslav Lajçak zyrtarisht propozohet përfaqësues special i BE-së për dialogun Kosovë- Serbi
Bashkimi Evropian ka propozuar ministrin e deritashëm të Punëve të Jashtme të Sllovakisë për Përfaqësues Special për dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, edhe pse zyrtarë të BE-së kanë refuzuar të pranojnë se procedura e emërimit të tij tanimë ka filluar.
Në dokumentin e siguruar shihet se Zyra e Përfaqësuesit të Lartë për Punë të Jashtme dhe Politika të Sigurisë i BE-së i ka parashtruar Këshillit të Evropës propozimin për emërimin e Përfaqësuesit Special të Bashkimit Evropian për Dialogun Prishtinë-Beograd dhe për Ballkanin Perëndimor, raporton KP.
Neni 1 i këtij dokumenti thotë se “z. Mirlosav Lajçak emërohet Përfaqësues Special i Bashkimit Evropian për dialogun Beograd-Prishtinë dhe çështjet e tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor nga [1 prilli] 2020 e deri më 31 mars 2021”.
Dokumenti parasheh mandatin e Përfaqësuesit Special si dhe provizionet e tjera, si ato për financim, privilegje, imunitete dhe siguri.
Ajo që bie në sy është se dokumenti që i jep mandat Përfaqësuesit Special që të punojë “për normalizim gjithëpërfshirës” të marrëdhënieve nëpërmjet një “marrëveshjeje ligjërisht të obligueshme, që adreson të gjitha çështjet e hapura në mes të dyja palëve”, nuk e përmend askund nevojën për njohjen e Kosovës nga Serbia dhe anëtarësimin e Kosovës në Kombet e Bashkuara, që janë qëllimet strategjike të Kosovës.
Gjithashtu, vërehet se neni 12, që parasheh bashkëpunimin e Përfaqësuesit Special me protagonistët e tjerë, askund nuk përmendet bashkëpunimi edhe me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Me mosbesimin në rritje në mes të Kosovës dhe BE-së, sidomos për shkak të mungesës së vendimit të merituar për liberalizimin e vizave për Kosovën, është e vështirë të shihet se si Kosova mund t’i besojë një procesi në të cilin nuk parashihet roli i SHBA-së.
Zyrtarët e Kosovës, presidenti Thaçi dhe ministri Konjufca, kanë shprehur kundërshtimin e tyre me përzgjedhjen e Miroslav Lajçakut si Përfaqësues Special i BE-së për dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë, duke përmendur faktin që Lajçak si ministër i Jashtëm i Sllovakisë ka dështuar ta bindë vendin e tij që ta njohë pavarësinë e Kosovës, e madje edhe duke e përmendur faktin se ka votuar kundër anëtarësimit të Kosovës në UNESCO, përcjell Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Nata e dytë e Tri Net Film Fest Mbrëmja ritheksoi nevojën për përgjegjësi kolektive ndaj kulturës dhe pjesëmarrjes aktive të publikut... -
Votuesit e regjistruar për të votuar jashtë Kosovës nuk mund të votojnë brenda vendit -
Sot është afati i fundit për regjistrimin e votuesve nga diaspora -
Berlin
Berlin, shfaqja e dokumentarit të ARTE-s mbi traditën dhe inovacionin kosovar -
Nju-Jork
Orna, violonçelistja nga Nju Jorku që prej 30 vjetësh i jep shpirt Operës së Seviljes
Jeta në Zvicër
-
UBS mund të shkurtrojë deri në 10,000 vende pune deri në vitin 2027 UBS po përgatitet të njoftojë mijëra shkurtime të vendeve të punës. Sipas raportimeve të gazetës SonntagsBlick,... -
Legalizimi i kanabisit ndan partitë dhe organizatat politike në Zvicër -
Java shkollore 4-ditore midis shpresave dhe dyshimeve në Zvicër -
“Jo një Zvicre prej 10 milionë banorësh”, më shumë pro sesa kundër -
Gjashtë lajme të rëndësishme nga Zvicra për këtë javë












