Lajme
Mjedisi, shëndetësia dhe bashkëpunimi, fokusi i Zvicrës në botë
Mjedisi, puna, bashkëpunimi me sektorin privat, shëndetësia, këto ishin fokusi i bashkëpunimit zviceran në botë në vitin 2019, transmeton albinfo.ch.
Mjedisi, puna, bashkëpunimi me sektorin privat, shëndetësia, këto ishin fokusi i bashkëpunimit zviceran në botë në vitin 2019, transmeton albinfo.ch.
Zvicra së fundmi ka postuar raportin online global të kooperativitetit zviceran, i cili gjithashtu përmban disa nga aktivitetet edhe në Ballkan, e po ashtu edhe në gjithë qytetet e botës.
Shteti i Zvicrës në vitin 2019 ka punuar më së shumti në fushën e mjedisit. Ky shtet shtonte ndërgjegjësimin për mjedisin në gjithë botën, duke tërhequr vëmendjen politike mbi këto çështje si dhe të nxiste veprimin individual në këtë drejtim, transmeton albinfo.ch.
Tema të kësaj fushe kryesisht kanë qenë kujdesi për tokën dhe ujin, mbrojtja e shtresës së ozonit, ndryshimet klimatike dhe zhvillimi i qëndrueshëm duke pasur gjithnjë në fokus ruajtjen e shëndetit human.
Pa dyshim, Zvicra është ndër shtetet më të mira sa i përket mjedisit në të gjitha format, transmeton albinfo.ch.
Por, fokusi i politikave zvicerane ishte edhe mjekësia, një shumë të konsiderueshme të buxhetit ka dhënë për fushën e shëndetësisë. Qoftë nga ana materiale, me mjete, makina, laboratore dhe pajisje teknologjike të fundit, Zvicra ndihmoi shtetet evropiane, e veçmas shtetin e Ballkanit, në Maqedonin Veriore.
Projektet bashkëpunuese, sipas raportit, ka dhënë rezultate në të gjitha fushat dhe se të tilla do të vazhdojnë edhe gjatë vitit 2020.
Zbuloni më shumë në raportin online global të kooperativitetit zviceran, i cili gjithashtu përmban disa nga aktivitetet e Ballkanit/ /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
“Një brez mes dy kulturave” Sofra 2026, reportazh nga Luljeta Ademi, kamera Gent Mersinaj... -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Nis votimi me postë për diasporën, KQZ publikon udhëzimet për qytetarët jashtë vendit -
Australia nga afër, mes pafundësisë, heshtjes dhe rendit -
13-vjeçarja shqiptaro-kanadeze mahnit Veronën me performancë solo
Jeta në Zvicër
-
Prodhimi industrial në Zvicër ra ndjeshëm në tremujorin e parë Prodhimi në sektorin sekondar të Zvicrës vazhdoi të bjerë në tremujorin e parë të vitit 2026.... -
Qiratë në Zvicër pritet të rriten përsëri -
Shtypi zviceran mbi filmin e Dea Gjinovcit: “Një kryevepër arti që sfidon” -
Investimet e huaja në Zvicër bien ndjeshëm -
Një nga viktimat franceze të Crans-Montanës kërkon kompensim prej 7.5 milionë frangash















