Mjekësia komplementare, sërish pjesë e sigurimit bazë
Duke filluar nga viti 2012, trajtimi përmes mjekësisë komplementare do të futet në katalogun e sigurimit të detyruar shëndetësor
Ish ministri i shëndetësisë Pascal Couchepin, pesë vite më parë e kishte përjashtuar mjekësinë alternative (komplementare) nga lista e shërbimeve që i mbulon sigurimi bazë shëndetësor. Ndërkaq, trashëgimtari i postit të tij, Didier Burkhalter ka marrë një vendim ndryshe.
Duke filluar nga viti 2012, trajtimi me metoda të mjekësisë komplementare sërish do të futet në katalogun e sigurimit të detyruar shëndetësor, shkruan Tages Anzeiger. Këtu hyjnë pesë metoda alternative të mjekësisë si: homeopatia, mjekësia atroposofike, terapia neurale, phyto-terapia dhe mjekësia tradicionale kineze.
Fillimisht, ky vendim do të ketë fazën e tij “testuese” që do të zgjasë deri në viti 2017 dhe pastaj, në varësi nga vlerësimi i efektit të tij, do të vazhdohet ose ndërpritet.
Vendimi është kritikuar si “vendim politik” nga përfaqësuesit e arkave të shëndetësisë ndërsa është përshëndetur nga mjekët që praktikojnë mjekësinë komplementare si dhe nga një pjesë e mirë e popullit që shfrytëzon metodat e kësaj medicine.
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit Kjo u njoftua bashkërisht nga kompanitë e ndërtimit dhe sindikatat Unia dhe Syna pas raundit të... -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor -
Apartamenti më i shtrenjtë në Cyrih, kushton 24,000 CHF në muaj











