Integrimi
Mjekët gjermanë dhe dy vëllezërit e tij e shpëtojnë Arsimin nga leukemia
Arsimi kishte pasur fat: pak pas ardhjes së tij në Gjermani, mjekët konstatojnë se dy vëllezërit e tij kanë palcën kurrizore të njëjtë, ajo përshtatej 100 për qind kështu që puna kryesore, ajo që do t`i shpëtonte jetën 36 vjeçarit
Disa muaj më parë Arsim Azemi, 36 vjeçar nga Kosova, i sëmurë rëndë nga leukemia kishte ardhur në Gjermani për të kapur shpresën e fundit të mbijetesës. Në Kosovë mjekët e kishin kthyer në shtëpi për të vdekur, shkruan br.de.
Por vëllai i tij, Xhaviti nuk deshi të dorëzohej. Ai ia mundësoi ardhjen në Gjermani, gjegjësisht në Gauting të Bavarisë por për shërimin e Arsimit mungonte shumëçka. Në radhë të parë duhej gjetur dhuruesin e palcës kutrrizore e cila do t`i përshtatej Arsimit, transmeton albinfo.ch. Pastaj shuma që nevojitej për trajtimin e tij, ishte e paarritshme për familjet e vëllezërve Azemi.
Por, Arsimi kishte pasur fat: pak pas ardhjes së tij në Gjermani, mjekët konstatojnë se dy vëllezërit e tij kanë palcën kurrizore të njëjtë, ajo përshtatej 100 për qind kështu që puna kryesore, ajo që do t`i shpëtonte jetën 36 vjeçarit.
Por, pasi që Arsimi nuk kishte sigurim shëndetësor trajtimi kushtonte një pasuri të tërë. 247 mijë euro do të kushtonte vetëm transplantimi i palcës. Kështu në muajin mars bëhet transplantimi dhe gjithçka shkon ashtu si duhet. Paratë grumbullohen, falë ndihmave nga rrethi familjar e shoqëror.
Mjekët thonë se nuk kanë parë ndonjëherë deri tash një gatishmëri kaq të madhe për të ndihmuar si në rastin e familjes Azemi dhe miqve të tij gjermanë.
Pa kaluar as tre muaj, Arsimi rri komod në kauç të banesës së vëllait të tij në Gauting me fytyrë që i shkëlqen nga lumturia.
Por, e gjithë puna ende nuk ka mbaruar. Arsimit i kalon viza e qëndrimit në Gjermani i kalon në fund të gushtit ndërsa për trajtim atij i duhet kontrollim në bazë javore, përcjell albinfo.ch. Se çfarë do të bëhet deri atëherë, nuk dihet, por ajo që dihet, Arsimi ka lënë pas vetes një krizë të madhe jetësore.
Falë solidaritetit njerëzor, ai së shpejti do të kthehet në shtëpi, te katër fëmijët dhe gruaja.
E-Diaspora
-
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë "Nuk kam fjalë kur një jetë njeriu e vlerësojnë me 800 franga". Lejla Halilaj dhe familjarët... -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025 -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali
Jeta në Zvicër
-
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau Në kantonin Aargau, gjithnjë e më shumë qytetarë zviceranë që jetojnë jashtë vendit po shprehin interes... -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa -
Komuna e Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e tragjedisë -
Valaisi rrit mbështetjen për familjet përballë rritjes së primeve të sigurimit shëndetësor -
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar











