Shëndetësi
Mjekët turq shkëmbejnë përvoja me mjekët e Kosovës
Sot ka nisur Java e Shëndetësisë mes Kosovës dhe Turqisë, dhe kjo javë po shihet si mundësi që të përfitojnë edhe mjekët, por edhe pacientët.
Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismajli, tha se është një Javë shumë e mirë për shëndetësinë kosovare, pasi që 26 mjekë nga Turqia kanë ardhur për të shkëmbyer përvojat e tyre mjekësore me mjekët kosovarë.
Sipas tij, nga kjo javë, përveç mjekëve dhe spitaleve në Kosovës, më së shumti do përfitojnë pacientët.
Kurse, ambasadori i Turqisë në Kosovës, Çagri Sakar, ka ofruar mbështetjen e vazhdueshme për Kosovën jo vetëm në fushën e shëndetësisë.
Sipas tij, në Kosovë gjatë kësaj jave po qëndrojnë ekspertë të shëndetësisë turke që do bëjnë kontrolle e operime mjekësore dhe trajtime të ndryshme.
Drejtori i SHSKUK-së, Basri Sejdiu, tha se nga Java e Shëndetësisë mes Kosovës dhe Shqipërisë do të përfitojnë edhe pacientët, por edhe stafi mjekësor i QKUK-së.
Përfaqësuesi i mjekëve nga Turqia, Arif Cetik, tha se ata si staf mjekësor janë këtu në kuadër të realizimit të marrëveshjes në sektorin e shëndetësisë mes Kosovës dhe Turqisë, e nënshkruar në vitin 2009, e cila parasheh edhe dërgimin e 100 pacientëve kosovarë për shërim në Turqi.
Gjatë Javës së Shëndetësisë, e cila do të mbahet nga data 17 deri 23 qershor, për vizitë në Kosovë do të qëndrojë edhe zëvendësministrja e Shëndetësisë e Turqisë, Emine Alp Meşe, me ç’rast dy ministritë respektive të Shëndetësisë do të nënshkruajnë Planin e Veprimit për implementimin e bashkëpunimit në shëndetësi ndërmjet dy shteteve, raporton KosovaPress.
Të ngjashme
Të tjera nga Shëndetësi
E-Diaspora
-
Një ditë e bukur plot gëzim dhe kujtime të paharrueshme ...një shëtitje me karakter shkollor të nxënësve të disa shkollave shqipe dëshmoi edhe njëherë se organizimet... -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle -
Dy motrat shqiptare që humbën jetën në aksident ishin nga Zvicra – flet babai i tyre -
Kthehet nga Gjermania, mërgimtari përballet me vjedhje në shtëpinë e tij -
Manifestim kulturor shqiptar në Bavari, nderohet figura e komandantit Bekim Berisha – “Abeja”
Jeta në Zvicër
-
Rekord i ri i nxehtësisë në Gjenevë Një temperaturë prej 36 gradë Celsius u regjistrua në Gjenevë-Cointrin duke shënuar 23 qershorin më të... -
Zyrtarja e migracionit lirohet nga akuza: “Shkeljet nuk ishin të natyrës penale” -
Firma Kantonale e IT-së shpërblen me 14.000 franga mbajtjen e punonjësve -
Zvicër: Integrimi i inteligjencës artificiale në biznese po rezulton më i ndërlikuar sesa pritej -
Ku qiramarrësit kursejnë pjesën më të madhe të pagave të tyre













