Lajme
Mjeku shqiptar në Austri: Agresiviteti i virusit nuk njeh moshë
Arben Kuçani, mjek shqiptar në Austri, informon se agresiviteti i virusit nuk njeh moshë dhe u bën thirrje qytetarëve të evitojnë grumbullimet masive, përcjell albinfo.ch.
Gjatë javëve të fundit në Shqipëri është vënë re një trend rritës i kurbës së pandemisë teksa është rritur numri i të infektuarve dhe i viktimave.
Gjithashtu është evidentuar se virusi ka infektuar dhe mosha të reja ku jo pak prej tyre fatkeqësisht kanë ndërruar jetë.
Mjeku Arben Kuçani shprehet se në fillim mjekët bënë gabim që dolën në konkluzione se koronavirusi prek vetëm moshat e mëdha.
Në një intervistë për Ora News, ai thotë se agresiviteti i virusit nuk njeh moshë. Kuçani i bën thirrje të rinjve që të evitojnë sa më shumë grumbullimet masive për festa.
Kuçani: Gabimi mbase u bë që nga mjekët vetë në fillim që fëmijët dhe të rinjtë nuk i kap, e kalojnë si një grip të lehtë. Ato janë vetëm rrezik për të moshuarit. Por pas 4 muajsh ne dimë shumë më tepër informacione dhe nuk është e vërtetë që të rinjtë nuk i kap. /Albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës













