Lajme
Mjeku shqiptar në Gjermani kritikon mënyrën e trajtimit të Covid-19 në Kosovë
Për gjithë këtë kaos në shëndetësinë kosovare, dikush duhet ta ndjejë veten përgjegjës
Mjeku shqiptar, i cili jeton dhe vepron në Gjermani, Dr. Fahri Beqa, ka kritikuar formën se si po trajtohen pacientët me Covid-19 në Kosovë.
Sipas tij, institucionet publike janë të dobësuara, mjekë e personel të stërlodhur e të frustruar nga kjo situatë. “E në anën tjetër, sektor privat shëndetësor tërësisht të pakontrolluar që shëndetin dhe jetën e pacientit e shohin vetëm si biznes”, shkruan Beqaj në rrjetin social Facebook, transmeton Albinfo.ch.
Postimi i plotë:
Të sillemi ashtu sikur të ishim të gjithë të infektuar, të ruhemi secili nga secili. Vetëm kjo e vendos prapë kontrollin mbi pandeminë. Pra kufizimi strikt i kontakteve.
Pandemia COVID-19 tani si duket ka arritur në atë pikë që vështirë është të kontrollohet. Arsyeja kryesore është qartë gabimi në menaxhim të saj, mungesa e qasjes së përgjithshme ndaj saj, si në aspektin preventiv e medicinal, por edhe në atë ekonomiko-financiar. Qytetarët janë lënë vetëm pa ndihmën e institucioneve. Institucione që udhëheqen definitivisht nga njerëz të papërgjegjshëm. Parandalimi pra ka dështuar, e këtu përgjegjësi kanë edhe vetë grupe të caktuara të qytetarëve që merren me konspiracione dhe e mohojnë edhe më tutje pandeminë.
Ndërsa mjekimi i COVID-19 në Kosovë mbetet histori në vete. Institucione publike të dobësuara, mjek e personel të stërlodhur e të frustruar nga kjo situatë. E në anën tjetër sektor privat shëndetësor tërësisht të pakontrolluar që shëndetin dhe jetën e pacientit e shohin vetëm si biznes.
Absurdi numër 1: i preferohet secilit që është pozitiv me Sars-Cov2 një trajtim me Remdesivir 10-ditor – kostoja 1800 Euro??!!!
Absurdi numër 2: Pacientëve pa asnjë shenjë sëmundjeje ju përshkruhen barna antikoagulante si Xarelto, ASS bile edhe në kombinim. Këto barna e rrisin rrezikun e gjakderdhjes në secilin organ, përfshirë gjakderdhjet fatale në tru.
Pastaj në shumë raste përshkruhet medikamenti Prednisolon, i cili është treguar efektiv vetëm në pacientët që janë në mjekim intensiv dhe të intubuar.
Më tutje gati secilit pacient pa asnjë shenjë infeksioni të bronkeve e të mushkërive i është përshkruar antibiotiku Azithromycin, pra pa kritere të qarta.
Befasohem për të keq me recetat e alamet mjekëve që m’i dërgojnë pacientët nga Kosova. Nga disa receta më rrënqethet trupi…
Pastaj absurd në vete mbetet biznesi me teste serologjike (pa kurrfarë vlere diagnostike), e me çmime të testeve me antigjen…
Për gjithë këtë kaos dikush duhet ta ndjejë veten përgjegjës. Dhe askush nuk duhet të hesht, sikur nuk po ndodh asgjë.
Tani është koha që të shpëtohet jeta e njerëzve, jo të planifikohen e të ndërtohen autostrada e asfalt. Interesat individuale, klanore e partiake duhet të lihen anash.
Ndërsa qytetarët tani duhet të sillen ashtu sikur të ishim të gjithë të infektuar. Secili prej nesh. Dhe të ruhemi secili prej secilit.
Fundi i pandemisë nuk do të vijë para verës 2021, e ndoshta edhe fundi i vitit 2021. Vaksinimi në masë nuk pritet të fillojë para tremujorit të dytë të vitit të ardhshëm.
Prandaj duhet të përgatitemi për një dimër dhe pranverë të vështirë, për të mos thënë të tmerrshme. Përndryshe secila familje do të përjetojë momente të rënda, pa përjashtim.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore Ajo i përgjigjet një raporti se pagat më të larta në kompanitë e mëdha të sigurimeve... -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar -
Fshati Blatten, një vit pas rrëshqitjes së dheut u rihap pjesërisht -
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën?














