Lajme
Moderna, në prag të miratimit edhe për fëmijët 6-11 vjeç
Kompania farmaceutike Moderna ka bërë të ditur se ka aplikuar tek Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) për miratimin e vaksinës së saj kundër koronavirusit, për fëmijët e moshave 6 deri në 11-vjeç.
Fëmijët do të merrnin dy doza prej 50 mikrogramësh, në krahasim me grup-moshat më të vjetra që marrin 100 mikrogramë.
“Jemi të lumtur të njoftojmë për paraqitjen e këtij variacioni në EMA”, tha shefi ekzekutiv i Moderna-s, Stephane Bancel.
Vaksina Moderna aktualisht është e miratuar për personat 12-vjeç e lart në Evropë.
Në fund të muajit të kaluar, Moderna ka raportuar rezultate pozitive nga testimi i vaksinës te fëmijët e moshave 6 deri në 11-vjeç.
E-Diaspora
-
Haxhiu falënderon ambasadorin Sprecher: Breza të tërë të mërgatës sonë e bënë Zvicrën shtëpi të dytë Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur sot në një takim lamtumirës... -
Një destinacion që quhet Kosovë! -
46-vjeçari nga Kosova del para gjykatës në Zvicër, akuzohet për vrasjen e partneres -
Diaspora Meeting rikthehet me edicionin e nëntë në Kosovë -
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26
Jeta në Zvicër
-
Pakënaqësi në Zvicër për tarifat e reja të fizioterapisë: Krijohet shoqata e re në shenjë proteste Një strukturë e re e çmimeve për shërbimet e fizioterapisë në Zvicër, e cila parashikon që... -
Aeroporti i Gjenevës përgatitet për një verë rekord: Priten mbi 3.5 milionë pasagjerë -
Zvicër: Ndalohet rreptësisht blerja e biletës pasi treni është nisur, hidhet poshtë propozimi për tolerancë -
Kantoni i Bernës lejon “natën e lirë” për çerekfinalen Zvicër-Argjentinë -
Studim: 95% e zviceranëve fillimisht trajtohen vetë, pa shkuar te mjeku













