Lajme
Mogherini: Në interes të të gjithëve është të garantohet paqja në Ballkanin Perëndimor
Përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini, përpara mbërritjes së saj në Ballkanin Perëndimor tha se në interesin e të gjithëve është të garantohet paqja në rajon dhe përparimi drejt anëtarësimit në BE.
Në të njëjtën kohë, ajo është e bindur se BE-ja nuk do të jetë e plotë derisa vendet e Ballkanit Perëndimor të mos jenë pjesë e saj.
Mogerini brenda një turneu në Ballkan do të qëndrojë për vizitë në Podgoricë, Sarajevë dhe Shkup. Të premten ajo do të udhëtojë për në Beograd dhe vizita e saj në rajon përfundon të shtunën, me një vizitë në Kosovë, përcjell albinfo.ch.
“Ballkani është pjesë e Evropës dhe ka qenë gjithmonë kështu. Kufijtë politikë nuk mund t’i ndryshoni me gjeografinë aktuale, realitetet ekzistuese historike dhe kulturore. Qytetarët evropianë të Ballkanit meritojnë të njëjtat mundësi, të njëjtën mbrojtje dhe të drejta si qytetarët e tjerë të këtij kontinenti. BE-ja nuk do të jetë e plotë derisa rajoni ndodhet në zemër të Evropës, si pjesë e komunitetit tonë”, tha kreu i diplomacisë evropiane.
E-Diaspora
-
Një ditë e bukur plot gëzim dhe kujtime të paharrueshme ...një shëtitje me karakter shkollor të nxënësve të disa shkollave shqipe dëshmoi edhe njëherë se organizimet... -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle -
Dy motrat shqiptare që humbën jetën në aksident ishin nga Zvicra – flet babai i tyre -
Kthehet nga Gjermania, mërgimtari përballet me vjedhje në shtëpinë e tij -
Manifestim kulturor shqiptar në Bavari, nderohet figura e komandantit Bekim Berisha – “Abeja”
Jeta në Zvicër
-
Rekord i ri i nxehtësisë në Gjenevë Një temperaturë prej 36 gradë Celsius u regjistrua në Gjenevë-Cointrin duke shënuar 23 qershorin më të... -
Zyrtarja e migracionit lirohet nga akuza: “Shkeljet nuk ishin të natyrës penale” -
Firma Kantonale e IT-së shpërblen me 14.000 franga mbajtjen e punonjësve -
Zvicër: Integrimi i inteligjencës artificiale në biznese po rezulton më i ndërlikuar sesa pritej -
Ku qiramarrësit kursejnë pjesën më të madhe të pagave të tyre













