Futboll

Momenti kur Sadiku shënon gol ndaj Baselit (Video)

Armando Sadiku ka shënuar golin e avantazhit për Luganon në ndeshjen ndaj Basel në minutën e 67′-të.

Sulmuesi shqiptar zbriti në fushë në minutën e 46-të të pjesës së dytë si zëvendësues, shkruan telesporti, përcjellë albinfo.ch.

Sadiku mori një top në krah, duke depërtuar nga para zone, ku lëshoi një predhë me të djathtën e tij që u ndal vetëm në rrjetë.