Lajme
Mos u besoni mesazheve telefonike me oferta biletash të lira për Prishtinë!
Duke qenë se në prag të kohës së pushimeve mund të ndodhë që numri i këtyre mashtrimeve të rritet, policia u rekomandon atyre që udhëtojnë drejt Kosovës të mos u besojnë mesazheve të ardhura në telefon
Persona të panjohur dërgojnë mesazhe telefonike me oferta joshëse, sigurisht e çmime të ulëta, për fluturim në Prishtinë. Viktima, duke i besuar mesazhit, i hedh paratë online në xhirollogarinë që i ka ardhur bashkë me mesazhin. Por, kur vjen puna për të marrë biletën e paguar, e kuptojnë mashtrimin: bileta nuk ekziston, ashtu sikurse as agjencia që “ua ka shitur” atë.
Policia e Kantonit të Cyrihut njofton se ditëve të fundit ka pasur një numër të kallëzimeve lidhur me këtë trik më të ri të mashtrimit. Në këtë mënyre janë “djegur”, gjegjësisht kanë paguar pa i marrë biletat një numër pasagjerësh. Shuma e përgjithshme e parave të fituara në këtë mënyrë duhet të jetë disa mijëra franga.
Duke qenë se në prag të kohës së pushimeve mund të ndodhë që numri i këtyre mashtrimeve të rritet, policia u rekomandon atyre që udhëtojnë drejt Kosovës të mos u besojnë mesazheve të ardhura në telefon por që biletat t i nxjerrin ekskluzivisht në agjencitë e njohura të udhëtimit ose drejtpërdrejt në aviokompanitë përkatëse.
albinfo.ch ka konsultuar lidhur me këtë dukuri njërën nga agjencitë serioze shqiptare të udhëtimit në Zvicër. “Është e vërtetë se kohëve të fundit, sidomos tash në prag të pushimeve janë shtuar tejmase mesazhet e tilla mashtruese. Mund të them se janë me mijëra veta që bien viktimë e kësaj joshjeje me çmime të lira të biletave nga agjencitë që pastaj del se nuk ekzistojnë. Ne në aeroport kemi për çdo ditë ankesa të njerëzve të tillë që kanë paguar dhe janë “djegur”, thotë përgjegjësi i kësaj agjencie i cili nuk dëshiron t`i përmendet emri.
Ai shton se fjala është për numra fiktivë telefonash të agjencive fiktive, të regjistruar kryesisht në Kosovë. Ata marrin një numër telefoni voip dhe prej tij dërgojnë këto mesazhe të cilat pastaj u sjellin para. Në momentin kur pasagjeri i mashtruar provon të kërkojë përgjegjësi, këta numra telefoni tashmë nuk ekzistojnë. Zakonisht për sms-at e tyre ata përdorin emra të njohur agjencishë dhe vetëm i modifikojnë paksa ata, duke llogaritur se viktimat e tyre do t`i identifikojnë me agjencitë në fjalë”, thotë për albinfo.ch pronari i një agjencie të njohur udhëtimesh nga Cyrihu.
E-Diaspora
-
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani Nga 22 maji kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për regjistrimin, ri-fitimin dhe natyralizimin e... -
Albin Kurti nesër në Zvicër, takim me mërgatën shqiptare në Cyrih -
LDK mban takim me bashkatdhetarë në Vjenë -
Koncerti Zvicerano-Kosovar bashkon diplomacinë, kulturën dhe miqësinë në SHBA -
Zvicër
Policia zvicerane arreston 67-vjeçarin nga Kosova si të dyshuar për tentim mashtrimi me telefon
Jeta në Zvicër
-
Mijëra zviceranë demonstrojnë kundër iniciativës “10 milionë” Në pankarta shkruante veç tjerash, se do të ishte më mirë të kufizoheshin emetimet e CO2... -
Jans nxit reagime me krahasimin e nismës “10 milionëshe” me Brexit-in -
Zvicra zgjeron sanksionet ndaj Rusisë -
Dy gjyqtarët në lidhje dashurie mbeten në detyrë -
Spitali Universitar i Cyrihut raporton në prokurori 10 vdekje të dyshimta












