Kosova
Mosmarrëveshjet politike vonuan zbatimin e MSA-së
Vonesa e zbatimit të MSA-së, sipas pronësorëve të integrimeve Evropian, kanë ardhur si pasojë e situatave politike që e kanë shoqëruar vendin kohët e fundit
Marrëveshja e Stabilizim Asociimit është marrëveshja e parë kontraktuale mes Kosovës dhe Bashkimit Evropian dhe si e tillë paraqet një fazë të re të marrëdhënieve politike ndërmjet Kosovës dhe BE-së. Por, përkundër obligimeve që mori Kosova, nuk arriti t’i përmbushë obligimet duke bërë kështu që MSA të vonohet.
Vonesa të zbatimit të kësaj Marrëveshje sipas pronësorëve të integrimeve Evropian, kanë ardhur si pasojë e situatave politike që e kanë shoqëruar vendin kohët e fundit.
Shpend Balija është drejtor ekzekutiv i Këshillit të Investitorëve Evropianë në Kosovë. Ai ka thënë për RTK se Marrëveshja e Stabilizim Asociimit ka ngecur për shkak të mungesës së sundimit të ligjit dhe reformave strukturore apo ekonomike të cilat duhet të ndodhin.
“MSA ka përfitime të shumta rritja eksportit, rritja e punësimit përmasimi i kushteve të punës rritja e konkurrueshmërisë në treg mbrojta e të drejtave intelektuale që nuk janë në zbatim e siper prandaj në themi që këtu duhet të fokusohet Qeveria dhe Parlamenti i Kosovës të cilët kanë rolin kyq për të zbatuar MSA”, tha ai.
Emrush Ujkan, njohës i çështjeve politike, ndërkaq tha se duhet marrë parasysh zhvillimet politike që e kanë shoqërua vendin qysh nga momentin I hyrjes në fuqi të kësaj marrëveshje. Sipas tij, kriza institucionale kanë lënë pasojat e veta ku shumë ligje nuk kanë arrit të miratohen.
“Qeveria duhet ti adresojë sa më parë ndryshimin e infrastrukturës ligjore që kërkohet në marrëveshje dhe mbi bazën e këtyre ndryshimeve të krijohen kushte për implementimin e Marrëveshjes për Stabilizim Asociimi”, deklaroi Ujkani.
Ndërkaq Gazmend Qorraj profesor i Integrimeve Evropiane po ashtu mendon se shkak i vonesës së zbatimit të Marrëveshjes për Stabilizim Asociimi ka qenë situata politike në vend, zgjedhjet dhe përqendrimi institucional i stafit politik por edhe i stafit civil në këtë proces.
Qorraj ka thënë se Angazhim i Qeverise aktuale duhet të jetë i fokusuar në reformat e Administratës publike, forcimin e sundimit të ligjit, lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar si dhe krijimi i një ambienti më të mirë të të bërit biznes.
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Aktorja Fatlume Bunjaku do ta përfaqësojë Shqipërinë në “European Shooting Stars 2026” -
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi
Jeta në Zvicër
-
Produktet vegane dhe vegjetariane në Zvicër po ofrohen më pak, por kërkesa mbetet e lartë Rritja fillestare e disponueshmërisë së produkteve vegane dhe vegjetariane në supermarketet zvicerane po qetësohet. Migros ka... -
Punëtori i ndërtimit bie në kafazin e ashensorit, plagoset rëndë -
Prokuroria e St. Gallenit ndëshkon një pasagjer treni për racizëm -
Taksa Kantonale e Aargaut do të ulet me 8 pikë përqindjeje -
Nigeriani padit në Strasburg policinë e Cyrihut












