Shqipëria
Mot i keq në fundjavë, preket më shumë jugu i Shqipërisë
Pushuesve u bëhet thirrje të kenë kujdes, sidomos në orët e para të ditës, deri pasdite
Moti i keq parashikohet te godasë jugun e Shqipërisë në fundjavë.
Në një intervistë për Euronews Albania, drejtuesja e zyrës operacionale pranë Meteoalb, Lajda Porja tha se gjatë fundjavës pritet që situata e motit të jetë problematike në Vlorë, Sarandë, Himarë e Ksamil.
Ajo tha se forca e erës në fundjavë do të jetë e pranishme në gjithë zonën bregdetare, ndaj pushuesit duket të kenë kujdes, sidomos në orët e para të ditës, deri pasdite.
“Bregdeti i Durrësit dhe Velipojës mund të rrezikohen edhe nga reshje të forta shiu. Ditën e diel reshjet e forta mund të përfshijnë edhe zonat qendrore të vendit. Më pas, situata do të përmirësohet dhe deri më datë 27 korrik do të jetë mot i kthjellët dhe i qëndrueshëm,”- tha Porja, përcjell Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Mbretëria e Bashkuar prezanton eVisa për udhëtarët nga Kosova Ambasada britanike në Kosovë njofton ndryshime të rëndësishme për vizat... -
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Swisscom mund të duhet të paguajë kompensim për humbjen e shërbimit televiziv Swisscom po përballet me thirrje për t’u paguar klientëve të saj kompensim pas dështimeve me shërbimin... -
Studentët e Gjenevës rezervojnë “mjekë me video” -
Kërset grushti në futbollin e të rinjve në Zvicër -
Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e zjarrit dhe familjet e tyre -
Perspektiva më të mira punësimi priten në Zvicër në tremujorin e parë të vitit 2026











