Lajme
Moti në dy ditët e ardhshme, vranësira dhe shi
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se në dy ditët në vijim do të mbajë mot i ndryshueshëm.
IHK njofton se të premten parashihen vranësira të dendura, të cilat do të shoqërohen me reshje shiu të intensitetit të ndryshëm.
“Do të mbajë mot i ndryshueshëm. Të premten në vendin tonë parashihen vranësira të dendura, të cilat do të shoqërohen me reshje shiu të intensitetit të ndryshëm”, thuhet në raportin e IHK.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizën ndërmjet 27-32 gradë Celsius.
Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja me shpejtësi 1-11 m/s.
Ndryshe, Severe Weather, agjencia meteorologjike ka paralajmëruar për një rrezik të mundshëm për shtetet e Gadishullit Ballkanit – krejt kjo për shkak të një stuhie.
E vendet me rrezikshmëri të lartë po cilësohen Kroacia, Bosnjë, Serbia, Kosova, Mali i Zi, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut – ku erërat e forta mund të shkaktojnë dëme – të përcjella me shira të rrëmbyeshëm dhe përmbysje, e madje edhe tornado.
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës











