Kosova
MPJ: Ndalimi i Hivzi Islamit i papranueshëm
Ministria e Punëve të Jashtme ka reaguar për ndalimin e akademikut Hivzi Islami që të takoj familjen e tij në Preshevë.
“Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës e vlerëson si të ulët, të papërgjegjshëm dhe të papranueshëm veprimin e autoriteteve serbe për moslejimin e ish-Kryetarit të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës dhe anëtarit të Akademisë Evropiane të Shkencave dhe të Arteve, Hivzi Islami, që të vizitojë familjarët e tij në Preshevë”, kështu thuhet në reagimin e MPJ-së.
Sipas MPJ-së, sjelljet e tilla të ndarjes nga pjesa tjetër e familjes e Akademik Islamit thjeshtë ri-ngjallin kujtimet trishtuese nga e kaluara e ‘errët historike e politikave të fqinjit tonë verior -Serbisë dhe forcojnë bindjen për mungesë të dukshme vullneti politik për zbatimin e Marrëveshjeve të arritura në mes dy shteteve në Bruksel dhe përkushtimit të shprehur institucional për normalizimin e plotë të marrëdhënieve në mes dy vendeve tona’.
Ministria e Punëve të Jashtme ka konsideruar se veprimi i sotshëm i Institucioneve të Serbisë është në kundërshtim me çdo vlerë njerëzore dhe shkelje e rëndë e Lirisë së Lëvizjes, si parim themelor Evropian.
“Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës do ta adresojë këtë çështjen nëpërmjet kanaleve diplomatike tek përfaqësuesit e BE-së dhe komuniteti i gjerë ndërkombëtarë dhe do të kërkojnë me ngulm mos-përsëritjen e rasteve të tilla”, thuhet në fund të reagimit të MPJ-së.
E-Diaspora
-
Dy motrat nga Kosova që vdiqën në aksident në Gjermani, varrosen nesër në Topanicë të Kamenicës Nesër, më 27 qershor 2026 u jepet lamtumira e fundit dy motrave të ndjera, Erza dhe... -
Bad Vöslau, Austri: Skulptori Destan Gashi hap ekspozitën e tij në natyrë -
ABSM përmbylli me sukses semestrin me “Sommer Apéro 2026” në Basel -
Danimarkë
Një tjetër sukses akademik nga Danimarka: Marigona Luma diplomon në Universitetin e Kopenhagës -
Suedi
Aida Birinxhiku vlerësohet ndër figurat më të fuqishme të politikës suedeze
Jeta në Zvicër
-
Temperaturat përvëluese në Zvicër, sot 39 gradë Zvicra nën vapën përvëluese, temperaturat ngjiten deri në 39°C... -
38.8°C: Zvicra thyen për të dytën ditë radhazi rekordin e vapës së qershorit -
Si po e ndryshon vapa Zvicrën -
EDA: Nuk ka informacion për viktima zvicerane nga tërmeti në Venezuelë -
Zvicra përjeton një tjetër “natë tropikale”, temperaturat nuk zbresin nën 20°C











