Kosova
MPJ përgënjeshtron se Ishujt Solomon ka tërhequr njohjen ndaj Kosovës
Ministria e Punëve të Jashtme ka përgënjeshtruar raportimet në media për kinse pranim të dokumenteve zyrtare nga Ishujt Solomon ka tërhequr njohjen ndaj Republikës së Kosovës.
“Ministria e Punëve të Jashtme rikonfirmon se nuk ka pranur asnjë dokument zyrtarë nga ky shtet dhe si rrjedhim nuk komenton ‘dokumente’ të paverifikuara, që mund të qarkullojnë për qëllime propaganduese, agjenda të dyshimta dhe synojnë krijimin e lajme të rreme”, thuhet në njoftimin e MPJ-së.
Ministria e Punëve të Jashtme ri-kujton se Ishujt Solomon e kanë njohur Republikën e Kosovës si shtet i pavarur dhe sovran në vitin 2014, ndërsa një vit më vonë janë vendosur edhe marrëdhënie diplomatike, nivel ky më i lartë i marrëdhënieve në mes dy shteteve.
“Ministria e Punëve të Jashtme thekson se pëfaqësuesit e Republikës së Kosovës në vazhdimësi kanë mbajtur kontakte dhe kanë zhvilluar takime bilaterale të nivelit të lartë me përfaqësuesit këtij shteti, ku janë shprehur zotime të dyanshme për thellimin e këtyre marrëdhënieve në mes dy popujve dhe dy vendeve”, thuhet në njoftim.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Mbretëria e Bashkuar prezanton eVisa për udhëtarët nga Kosova Ambasada britanike në Kosovë njofton ndryshime të rëndësishme për vizat... -
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Mbi 1 milion persona u kapën pa biletë në transportin publik në vitin 2025 Numri i udhëtarëve që përdorin transportin publik pa biletë të vlefshme në Zvicër ka arritur një... -
Jeffrey Epstein kishte interes të blinte vila luksoze në Lucern dhe Zug në Zvicër -
Medikamenti i parë për Alzheimer-in i autorizuar në Zvicër -
Shëndeti mendor në Zvicër u godit më pak nga Covid-i se në vendet e tjera, sipas një studimi -
Sigurimet private refuzojnë rimbursimin e faturave: Qindra pacientë të prekur në Gjenevë dhe Vaud












