Shkurt.ch
Mposhtet kanceri me mikrorobotë dhe me fushë magnetike
Ditëve të fundit është raportuar për dy zhvillime paralele të suksesshme në luftë kundër kancerit. Njëri ka ndodhur në Korenë e Jugut dhe tjetri në SHBA
Shkencëtarët nga Koreja e Jugut në Yonsei University të Seulit ia kanë dalë që të zhvillojnë një metodë të re dhe të suksesshme për shërimin e kancerit. Ata, përmes nanorobotëve të vegjël i sulmojnë tumorët në trupin e njeriut dhe, me fuqinë magnetike, i animojnë ata që të vetëshkatërrohen.
Robotët në fjalë, të quajtur ndryshe edhe bacteriobot, lidhen në receptorët e qelizave të sulmuara nga kanceri, shkruan portali gjerman trendsdeszukunft.de. Pastaj kur tumori i nënshtrohet fushës magnetike, bacteriobotët i detyrojnë ata që të vetëshkatërrohen.
Kjo metodë e re ka treguar rezultate shumë premtuese në testimet e para. Janë vetëshkatërruar 50 për qind të qelizave të tumoreve, pa i dëmtuar me atë rast qelizat tjera, të shëndosha.
Zbulimi më i ri, krahas zhvillimeve më të reja të realizuara së fundi në Harvard Medical School përbën një të arritur shumë serioze në fushë të mjekësisë.
Siç është raportuar ditëve të fundit, një ekip shkencëtarësh të udhëhequr nga dr. Khalid Shah, drejtor i qendrës së neuroterapisë në Massachusetts General Hospital dhe Harvard Medical School ka prodhuar qeliza që mbysin kancerin pa i dëmtuar me atë rast qelizat tjera. Medikamenti është testuar me sukses te pacientët që vuajnë nga kanceri i gjakut ndërsa te llojet tjera të kancerit, e sidomos te kanceri i trurit, ky medikament nuk ka vepruar. Por megjithatë, testimet e fundit të bëra në minj në rastet e tumorit në tru, duket të kenë rezultuar të suksesshme, ka njoftuar bbc.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën? Nëse keni kaluar kohë në Zvicër, do të keni vënë re se shumica e dyqaneve mbyllen... -
Hapet ambasada e re zvicerane në Athinë -
Më shumë se 18,000 pika publike karikimi për makina elektrike në Zvicër -
Dy të lënduar pas një zjarri të madh në një banesë në Cyrih -
Gjiganti amerikan farmaceutik MSD zhvendos 750 punonjës në selinë e re në Lucern













