Tematike
“Mrekullia në Elgg”: Si mbijetuan 25 të infektuar në shtëpinë e pleqve
Hugo Sax, infektolog në Spitalin Universitar të Cyrihut : "Koronavirusi ka aftësinë të përshtatet mirë dhe kjo veti e tij jep shpresë se virusi do të dobësohet"
Një shtëpi e pleqve në kantonin e Cyrihut po konsiderohet me shumë fat, madje rastin e saj nuk ngurrojnë ta quajnë edhe “mrekulli”.
Shtëpia e pleqve Eulachtal në Elgg ZH është prekur nga disa valë të koronës dhe u ka mbijetuar atyre pa ndodhur asnjë vdekje e vetme. Kjo ka mahnitur jo vetëm mjeken e kantonit, por edhe më gjerë, shkruan gazeta NZZ.
Sipas Hugo Sax, infektolog në Spitalin Universitar të Cyrihut dhe mjek kryesor i kufirit në Aeroportin e Cyrihut, koronavirusi ka aftësinë të përshtatet mirë, transmeton albinfo.ch. Dhe kjo veti e tij jep shpresë se virusi do të dobësohet.
“Ajo që po ndodh në shtëpinë e të moshuarve Eulachtal në Elgg ZH kufizohet me një mrekulli: banorët dhe punonjësit e saj janë goditur nga koronavirusi në dy valë të infeksionit. Gjithsej 56 persona janë të infektuar, 25 prej tyre shumë të moshuar, raporton “NZZ”.
Disa janë sëmurë pak më rëndë, të tjerët, fare lehtë. Por, asnjë person nuk ka vdekur! Ndërkohë, tashmë të gjithë të infektuarit janë liruar nga izolimi. Drejtuesit e shtëpisë, mjekët si dhe ekspertët nga Spitali Universitar i Cyrihut shprehen të mahnitur.
Siç shkruan “NZZ”, vala e parë kishte goditur shtëpinë e të moshuarve në mes të gushtit. Në fillim të shtatorit, të infektuarit tashmë ishin përsëri të shëndetshëm. Pas pak: vala e dytë! Por edhe tani, të gjithë po rikuperohen, përcjell albinfo.ch. Marrë në tërësi, banorët e kësaj shtëpie janë në karantinë për rreth pesë javë.
Hugo Sax thotë: “E gjithë kjo mund të ketë ndodhur vetëm për shkak të një rastësie fatlume, “por shifrat janë aq të larta sa të habisin”.
Sipas Sax, nuk mund të përjashtohet që virusi të ketë ndryshuar në mënyrë të tillë që të bëjë më pak dëme, përcjell albinfo.ch. “Në fund të fundit, një nga shpresat e mëdha është që ky virus do të dobësohet në një moment. Prandaj do të ishte emocionuese të analizohej me më shumë detaje virusi që kishte shpërthyer në shtëpinë e pleqve në Elg “.
Rast nga i cili duhet mësuar
Beat Zürcher, mjek familjar dhe përgjegjës për kujdesin mjekësor në shtëpinë e të moshuarve, gjithashtu bën thirrje për një ekzaminim të hollësishëm të rastit.
“Ne duhet të kuptojmë përse nuk pati të sëmurë rënd këtu, transmeton albinfo.ch. Mendoj se do të ishte një shans i madh nëse do të mund të merrnim mësimin e duhur nga ky rast dhe kështu, në vjeshtën dhe dimrin që po vjen, të përdorim një qasje më të diferencuar për testimin dhe izolimin “.
Në Elgg, megjithë zhvillimin pozitiv të rastit, ende nuk ka vend për vetëkënaqësi. Tani duhet të fillojë analiza se si ishte në gjendje virusi të futet në shtëpi dhe të përhapet. Masat mbrojtëse gjithashtu kontrollohen dhe përshtaten nëse është e nevojshme.
(Foto: ilustrim)
E-Diaspora
-
Cyrih: Takim pune për zbatimin e Marrëveshjes së Bashkimit të shkollave shqipe LAPSH mbetet i përkushtuar që mësimi plotësues të jetë i unifikuar, i qëndrueshëm dhe në shërbim... -
KQZ: Afër 64.000 votues nga diaspora janë regjistruar për të votuar -
Vlashent Sata “Lufto me kenë i mirë, ma shumë ke me kenë i lirë” -
Nata e parë e Tri Net Film Fest, një fillim i mbarë i festivalit -
Itali
9-vjeçarja shqiptare fiton festivalin italian “Zecchino d’Oro” për herë të parë në 68 vjet
Jeta në Zvicër
-
Nga 8 dhjetori Aeroporti i Cyrihut lejon pjesërisht lëngjet në bagazhin e dorës Pasagjerët do të jenë në gjendje të mbajnë lëngje në bagazhet e tyre të dorës fillimisht... -
Zvicër: Kërkohet kontrollim më i mirë i letërnjoftimeve të të huajve -
Ndalimi i reklamave të duhanit në Zvicër për të mbrojtur të miturit do të fillojë në vitin 2027 -
Tregtia e energjisë elektrike diellore midis banorëve të së njëjtës komunë do të jetë e mundur nga viti 2026 -
Ndryshimet e transportit publik që priten në qytetet më të mëdha të Zvicrës në vitin 2026











