Shkurt.ch
Mund të dëbohen edhe të huajt me delikte të mbetura në tentativë
Sipas Gjykatës Federale, kur kemi të bëjmë me dëbimin nga Zvicra, nuk luan rol fakti nëse vepra e caktuar penale është kryer në plotëni ose ka mbetur në tentative
Zvicra do të mund t`i dëbojë të huajt me dosje krimi edhe në rastet kur deliktet e planifikuara të tyre kanë mbeturnë tentativë. Kështu ka vendosur Gjykata Federale me seli në Lozanë, që është shkalla më e lartë e gjyqësisë në vend, shrkuan sda.ch.
Me këtë vendim, Lozana i ka dhënë të drejtë Gjykatës së Lartë të Kantonit Aargau e cila kishte vendosur në mënyrë identike lidhur me një rast të tentimit të kryerjes së vjedhjes së dhunshme, transmeton albinfo.ch. Sipas Gjykatës Federale, kur kemi të bëjmë me dëbimin nga Zvicra, nuk luan rol fakti nëse vepra e caktuar penale është kryer në plotëni ose ka mbetur në tentative.
Rasti konkret kishte të bënte me ankesën që një shtetas i huaji kishte bërë në Gjykatën Federale, kundër një vendimi të Gjykatës së Lartë (të Kantonit) të Aargaut. Gjykata në fjalë e kishte dënuar atë, veç tjerash, edhe me dëbim nga Zvicra dhe ndalim hyrjeje për pesë vitet e ardhshme.
Duke filluar nga vitit 2016, të huajt që kanë kryer vepra të caktuara penale mund të dëbohen nga Zvicra me ndalim hyrjeje për 5 deri 15 vjet.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Bern
Nxënësit e Shkollës Shqipe në Ostermundigen nisin përgatitjet për Ditën e Pavarësisë së Kosovës Fëmijët e diasporës në Ostermundigen përgatiten për festën e Pavarësisë së Kosovës... -
Studentja shqiptare në Harvard, Julia Karabolli, kryen praktikë në Kuvendin e Shqipërisë -
Lea Ypi do të mbajë leksionin inaugural në Kolegjin e Francës -
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës? -
Manifestim kulturor dhe përkujtimor “Kurora e Lirisë”, në Bernë
Jeta në Zvicër
-
Pagat rekord të CEO-së të Novartis ndezin debat në Zvicër Pagat e larta të drejtuesve ekzekutivë vazhdojnë të jenë temë e nxehtë në Zvicër. CEO i... -
Sezon i mirë dimëror për teleferikët zviceranë, pavarësisht borës së pakët -
Numbeo publikon renditjen e qyteteve më të shtrenjta në botë: Zvicra dominon listën -
Pse Zvicra po blen më shumë naftë se kurrë nga Shtetet e Bashkuara -
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës?











