Lajme
Mund të ketë dyfishim të viktimave nga zjarri në Havai
Guvernatoi i Maui-t, Josh Green, thotë se ekipet e kërkim-shpëtimit në Havai do të mund t’i gjejnë trupat e 10 deri 20 viktimave në ditë.
Numri i të vdekurve si pasojë e zjarreve pyjore ka arritur në 96.
Sipas guvernatorit Green, do të duhen më shumë se 10 ditë për ta mësuar numrin e saktë të viktimave, shkruan Radio Evropa e Lirë.
Gati e gjithë qyteza Lahaina është shkatërruar nga zjarri.
“Nuk ka mbetur asgjë për t’u parë përveç shkatërrimit”, ka thënë Green për CBS, përcjell albinfo.ch.
Deri të shtunën, zyrtarët kanë thënë se vetëm 3% e territorit në Lahaina është kërkuar.
Zjarri vdekjeprurës në Lahaina është ende aktiv, ndonëse pjesa më e madhe është fikur, sipas autoriteteve të qarkut Maui.
Se si ka nisur zjarri nuk dihet, edhe pse konsiderohet të jetë nxitur nga erërat e nxehta të Uraganit Dora në afërsi.
E-Diaspora
-
Ansambli Kombëtar mahnit Londrën me performancën e parë në Mbretërinë e Bashkuar Londra duartroket kulturën shqiptare, Ansambli Kombëtar shkëlqen në Shaw Theatre... -
Nis ardhja e mërgimtarëve, ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare -
Shqiptarja e parë nga Kosova diplomon në MIT, një nga universitetet më prestigjioze në botë -
Chair Airlines inauguron linjën direkte Cyrih–Tiranë, një tjetër urë ajrore mes Zvicrës dhe Shqipërisë -
Nis shpërndarja e librave shqip në 15 shtete të diasporës
Jeta në Zvicër
-
Prokurori në hetimin e zjarrit në Crans-Montana jep dorëheqjen Një nga tre prokurorët zviceranë që po kryejnë një hetim për zjarrin fatal të 1 janarit... -
Pas 40 vitesh në Zvicër, francezi duhet të largohet -
A mund të kërkojnë qiramarrësit ulje të qirasë në rast të mbinxehjes së banesave? -
Frekuentimi i kinemasë është në rritje në Zvicër -
Zviceranët janë të kënaqur me jetën, por kritikë ndaj vendit të tyre













