Lajme
Mungesa e vaksinave do të marrë fund shpejt
Kreu i Komitetit të Përhershëm gjerman të Vaksinimit (STIKO), Thomas Mertens, tha sot se pret që ritmi i vaksinimit të vendit të rritet ndjeshëm në prill, mes zhgënjimit për ritmin e ngadaltë të deritanishëm.
“E kuptoj zhgënjimin e njerëzve, por problemi kryesor ishte mungesa e vaksinave”, tha Mertens për gazetën “Augsburger Allgemeine”.
Mertens tha: “Supozoj se në tremujorët e dytë dhe të tretë do të kemi në dispozicion aq shumë doza vaksinash, sa qendrat e vaksinimit nuk do të mbingarkohen”, shtoi ai.
Eksperti hodhi poshtë kritikat se strategjia e vaksinimit nuk kishte përfshirë mjekët e familjes më herët, duke thënë se vaksinat duhet të ruhen në temperatura të ulëta dhe se proceset ishin ndjekur saktësisht.
Ndërkohë, ai këshilloi gjithashtu kundër përfshirjes së shtetit në lehtësime shtesë për personat e vaksinuar, duke e quajtur atë një çështje të vështirë.
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës













