Lajme
Murati e Kadare, bisedojnë për fuqizimin e shqiptarëve në Ballkan
“Me Kadarenë biseduam për fuqizimin e faktorit shqiptar në Ballkan dhe për tema të tjera aktuale në gjithë hapësirën shqiptare”, ka shkruar Murati
Ministri i Diasporës i Kosovës, Valon Murati, ka takuar në Francë shkrimtarin e madh shqiptar, Ismail Kadare. Në një postim në profilin e tij në Facebook, ministri kosovar, Murati, ka bërë të ditur se me shkrimtarin e madhe ka biseduar për fuqizimin e faktorit shqiptar në Ballkan dhe për tema të tjera aktuale në gjithë hapësirën shqiptare.
“Me Ismail Kadarenë biseduam për domosdoshmërinë e konsensusit në mes politikës shqiptare për të fuqizuar faktorin shqiptar në Ballkan dhe për të forcuar orientimin evropian të kombit tonë. Biseduam edhe për tema të tjera dhe punën që po bëjmë si ministri për të ruajtur gjuhën shqipe dhe identitetin shqiptar. Gjithashtu i tregova sa të lumtur do ishim po ta kishim në Kosovë më 1 dhe 2 gusht, gjatë Ditëve të Diasporës”, ka shkruar ministri Murati.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Kurti zhvillon takimin e parë në Davos me ministrin kanadez për promovimin e eksportit Në takimin e tij të parë në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, kryeministri në detyrë i... -
Hap dyert Forumi Ekonomik Botëror WEF dhe «Shtëpia e Kosovës» në Davos -
Ibrahim Berisha kandidon sërish për Këshillin e Përgjithshëm të Friburgut -
Sot i jepet lamtumira e fundit 28-vjeçarit që vdiq tragjikisht në aksidentin në Slloveni -
Sot në Gjenevë: Debat mbi të drejtën e votës së të huajve
Jeta në Zvicër
-
Mungesa e banesave do të rritet vitin e ardhshëm Drejtori i Zyrës Federale për Strehim (FOH), Martin Tschirren: "Shkaqet e mungesës së strehimit nuk mund... -
Zvicër: Po qarkullon një virus i ri i gripit -
Hap dyert Forumi Ekonomik Botëror WEF dhe «Shtëpia e Kosovës» në Davos -
SBB-së i lejohet të zgjerojë linjën Zurich-Winterthur -
Mësuesve të Cyrihut u jepet më shumë kohë për punë jashtë mësimdhënies











