Lajme
Murati: Serbia, fajtore për pritjet e kosovarëve në kufi
"Këtë vit, e sidomos sot, pala serbe, ka punuar me kapacitete të vogla, duke injoruar faktin e pritjeve të gjata në hyrje të Kosovës"
“Edhe sivjet gjatë hyrjes në Kosovë, bashkatdhetarët, sidomos ata që vijnë në atdhe përmes pikës kufitare në Merdare, po u bie të presin me orë të tëra për ta kaluar kufirin në mes të Serisë dhe Kosovës. Duke qenë se një pjesë e problemeve lindin për shkak të infrastrukturës së dobët, e cila pritet të rregullohet në të ardhmen e afërt përmes ndërtimit të terminalit të ri kufitar në kuadër të Menaxhimit të Integruar të Kufijve, pjesa tjetër e vonesave rrjedh edhe për shkak të raporteve të Kosovës me Serbinë”, shkruan ministri i diasporës në Qeverinë e Kosovës, Valon Murati në një postim të tij në facebook.
Këtë vit, e sidomos sot, pala serbe, ka punuar me kapacitete të vogla, duke injoruar faktin e pritjeve të gjata në hyrje të Kosovës. Gjatë tërë ditës kam qenë në kontakt me Komandantin e Policisë Kufitare Shaban Guda, Ministrin e Punëve të Jashtme z.Hoxhaj, Ministren për Dialog znj.Tahiri si dhe shefin e zyrës ndërlidhëse të Kosovës në Beograd z.Sadiku. Pas shumë presioneve dhe kontakteve të institucioneve tona edhe me zyrtarët e Brukselit e edhe ata të Beogradit, sipas informatave të fundit pala serbe ka filluar të punojë me ritëm më të shpejt dhe me procedura më të thjeshtëzuara.
Por kjo normalisht nuk është e mjaftueshme për të eliminuar tërësisht presionin e pritjeve në pikën kufitare të Merdares. Për të mos pritur kaq gjatë në këtë pikë kufitare, bashkatdhetarëve edhe njëherë u kisha rekomanduar që duke kontrolluar gjendjen në pikat kufitare të publikuara çdo dy orë nga Qendra Kombëtare për Menaxhimin e Kufirit në http://www.mpb-ks.org/qkmk/#.WF6WxVMrLIV, të vendosin të shkojnë në pikat e tjera kufitare, ku pritjet janë më të shkurtra qoftë në Mutivodë, tek Dheu i Bardhë, Muçibabë, por edhe në pikat veriore në Bërnjak dhe Jarinjë.
Gjithashtu nga shefi i zyrës ndërlidhëse të Kosovës në Beograd, u njoftova se ka pritje të gjata edhe në kufirin në mes të Kroacisë dhe Serbisë. I rekomandoj bashkatdhetarët që të frekuentojnë edhe pikën kufitare Shid-Tovarnik (dalja nga autostrada në Kroaci në Osijek), në të cilën pritjet janë shumë të më vogla.
Për fund më duhet të shprehi keqardhjen e thellë, që bashkatdhetarët pas pritjeve të gjata, kur të hyjnë në Kosovë, detyrohen të presin edhe për të paguar sigurimet kufitare, përkundër faktit që Byroja Kosovare e Sigurimeve, i pat premtuar institucioneve më të larta të vendit në qershor të këtij viti, se do të fillojë të aplikojë sistemin online të pagesave”, thotë ministri Murati në postimin e tij në fb.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit Për një vend që krenohet me shëndetin publik dhe kompetencën rregullatore, Zvicra ka një performancë jashtëzakonisht... -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar













