Futboll

Muriqi, gjiganti që i bashkohet Kosovës

Muriqi ka luajtur për skuadrat zvicerane YF Juventus, Zürich dhe Grasshoppers

Përzgjedhësi i Kosovës, Bernard Challandes, ka zbuluar listën për dy ndeshjet e muajit nëntor.

Kosova fillimisht do të jetë mysafire e Maltës më 17 nëntor dhe më 20 nëntor e pret Azerbajxhanin në shtëpi, shkruan albinfo.ch.

Për herë të parë janë portieri Arijanet Muriq dhe mbrojtësi Mirlind Kryeziu. Jashtë kësaj liste ka mbetur jashtë portieri Faton Maloku, Andin Dallku, Elbasan Rashani dhe Bernanrd Berisha. Ndërkohë, për këto dy ndeshje Challandes ka rikthyer në skuadër sulmuesin e Swansea, Bersant Celinën.

Por, kush është Arijnet Muriqi, që është ftuar për herë të parë? Më 7 nëntor ka mbushur 20 vjet, derisa ka lindur në Schlieren të Zvicrës.

Është portieri i dytë i Manchester Cityt, derisa ka luajtur për Malin e Zi U-21. Ai është i gjatë 1.98 centimetra.

Muriqi ka luajtur për skuadrat zvicerane YF Juventus, Zürich dhe Grasshoppers. Më 2015, iu bashkua Manchester Cityt. Dy vjet më vonë nënshkruar kontratë profesioniste. Ai ka debutuar për Cityt në Kupë. Gjatë verës u huazua në NAC Breda, por pasi u lëndua Claudio Bravo, u kthye sërish në City.

Tashmë ai ka vendosur të përfaqësojë Kosovën, edhe pse duhet pritur lejen e FIFA-s për dy ndeshjet e nëntorit.