Lajme

Muriqi i jep epërsinë Fenerbahçes

Fenerbahçe ka kaluar në epërsi në pjesën e dytë ndaj Ankaragucut.253

Ishte Vedat Muriqi ai që shënoi në minutën e 73 nga afërsia, pas asistimit nga Kruse.

Rezultati momental është 2 me 1 në të mirë të Fenerbahçes.

Sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës, Vedat Muriqi, është duke kaluar në një formë të shkëlqyer këtë sezon.

Në takimin që është duke u zhvilluar ndërmjet Fenerbahçes dhe Ankaragucut, Muriqi asistoi në golin e barazimit në minutën e 20.

Ai asistoi për Mathias Jorgensenin, shkruan koha.net, përcjell albinfo.ch.