Kriza në Ukrainë

Musk vë në dispozicion satelitët për të sulmuar dronët rus

Sateliti i Elon Musk po u jep forcave të Ukrainës fitore në luftën e dronëve.

Forcat e Ukrainës po përdorin teknologjinë për të rrëzuar avionët dhe helikopterët rusë.

Aerorozvidka po përdoret për të sulmuar dronët rusë, tanket dhe për të zbuluar pozicionet e tyre raporton “The Telegraph”.

Dronët përdorin internetin e Starlink për të qëndruar të lidhur gjatë kohës që janë në fluturim.

Me teknologjinë, dronët mund të hedhin mucione anti-tank.
Deri tani, shfrytëzimi i satelitit ka ofruar një ndihmë të madhe në mbrojtje për forcat e Ukrainës.

Zelenski është shprehur në fillim të këtij muaji se SpaceX do të dërgojë më shumë satelitë Starlink për të ofruar internet në shumë hapësira të Ukrainës.

Dronët e Ukrainës përdorin sistemin ‘Delta’ që e kanë përfeksionuar vitet e fundit me ndihmën e këshilltarëve perëndimorë.

Dronët drejtohen me laptopë dhe krijojnë hartë interaktive duke përdorur imazhet nga kamera dhe satelitët.

Ky sistem është i ngjashëm me teknologjinë që përdor NATO dhe besohet se e ka testuar gjatë stërvitjes në Detin e Zi në 2021.