Kosova

Mustafa del kundër komisionit për demarkacionin me Malin e Zi

“Kufiri nuk mund të vihet me marrëveshje të njëanshme e as me kutet e Shpëtim Bulliqit e të Ramush Haradinajt, por mbi bazën shkencore, mbi bazën profesionale dhe mbi bazën e një marrëveshje të dyanshme në mes të dy shteteve”

Kryetari i LDK-së njëherësh Ish-kryeministri, Isa Mustafa, i është kthyer temës së demarkacionit me Malin e Zi. Ai ka thënë se partia që ai drejton nuk mund të votojë të gjetura të caktuara për kufirin, të cilat janë të bazuara në kutet e gjeografit dhe tashmë kryetarit të komisionit shtetëror, Shpejtim Bulliqit dhe kryeministrit Haradinaj.

“Natyrisht që ne nuk do të votojmë çdo të gjetur, por do të votojmë çdo marrëveshje shtetërore që është në mes të Kosovës dhe Malit të Zi”, ka thënë kreu i LDK-së i cili bëri homazhe tek varri ish presidentit Ibrahim Rugova.

Sipas Mustafës, “kufiri nuk mund të vihet me marrëveshje të njëanshme e as me kutet e Shpëtim Bulliqit e të Ramush Haradinajt, por mbi bazën shkencore, mbi bazën profesionale dhe mbi bazën e një marrëveshje të dyanshme në mes të dy shteteve”.