Sport
Mustafi: E duam titullin në Angli
Sa herë ka qenë Shkodran Mustafi në fushë, skuadra londineze nuk ka pësuar humbje, por përfaqësuesi i Gjermanisë e dëshiron edhe titullin
Mbrojtësi shqiptar, Shkodran Mustafi është kthyer në një futbollist të rekordeve, pasi në fundjavë regjistroi ndeshjen e 15-të pa humbje tek Arsenali, shkruan albinfo.ch.
Sa herë ka qenë Mustafi në fushë, skuadra londineze nuk ka pësuar humbje, por përfaqësuesi i Gjermanisë e dëshiron edhe titullin.
“Si Arsenal ju dëshironi fitoren dhe mund të shihni në sy se askush nuk dorëzohet deri në sekondën e fundit. Kjo tregon se sa kemi besim në vete dhe se do të luftojmë për titull. Fitorja është e rëndësishme për ne edhe nëse nuk shikojmë rezultatet e të tjerëve”, ka thënë mbrojtësi shqiptar.
Ai të dielën shënoi golin e parë në fanellën e Arsenalit, derisa gjatë verës u transferua nga Valencia për 45 milionë euro.
E-Diaspora
-
Haxhiu falënderon ambasadorin Sprecher: Breza të tërë të mërgatës sonë e bënë Zvicrën shtëpi të dytë Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur sot në një takim lamtumirës... -
Një destinacion që quhet Kosovë! -
46-vjeçari nga Kosova del para gjykatës në Zvicër, akuzohet për vrasjen e partneres -
Diaspora Meeting rikthehet me edicionin e nëntë në Kosovë -
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26
Jeta në Zvicër
-
Pakënaqësi në Zvicër për tarifat e reja të fizioterapisë: Krijohet shoqata e re në shenjë proteste Një strukturë e re e çmimeve për shërbimet e fizioterapisë në Zvicër, e cila parashikon që... -
Aeroporti i Gjenevës përgatitet për një verë rekord: Priten mbi 3.5 milionë pasagjerë -
Zvicër: Ndalohet rreptësisht blerja e biletës pasi treni është nisur, hidhet poshtë propozimi për tolerancë -
Kantoni i Bernës lejon “natën e lirë” për çerekfinalen Zvicër-Argjentinë -
Studim: 95% e zviceranëve fillimisht trajtohen vetë, pa shkuar te mjeku













