Sport
Mustafi nuk dorëzohet për titullin në Angli
Mbrojtësi shqiptar i Arsenalit, Shkodran Mustafi nuk është dorëzuar për titullin e kampionit, pavarësisht se janë 12 pikë larg vendit të parë
Ndonëse skuadra e tij është me 12 pikë më pak se lideri Chelsea, mbrojtësi shqiptar, Shkodran Mustafi beson se me skuadrën e tij, Arsenal mund të fitojnë titullin e kampionit në Angli, shkruan albinfo.ch.
“Mendoj se do të jetë vështirë, megjithatë unë besoj se ende mund të fitojmë titullin e kampionit. Nuk do të dorëzohemi deri në fund. Për aq sa do të kemi mundësi teorike ne do të luftojmë”, ka thënë mbrojtësi shqiptar, i transferuar nga Valencia.
Skuadra e Arsenalit humbi dy ndeshje radhazi, duke zbehur gjasat për titullin e kampionit. “Ishim të zhgënjyer pas humbjes nga Watfordi, pastaj erdhi edhe humbja nga Chelsea. E dimë se do të jetë vështirë, por nuk do të dorëzohemi”, ka theksuar Mustafi.
Të tjera nga Sport
E-Diaspora
-
Itali
Gjendet e vdekur 35-vjeçarja shqiptare në Itali Pas dy muajsh kërkime, gjendet e vdekur shqiptarja në Itali... -
Irlandë
Hyn në Irlandë pa dokumente, 18-vjeçari shqiptar përfundon në burg -
Bern
Brezat e rinj në mërgatë mësojnë për Masakrën e Reçakut -
Emmendingen: Koncert me muzikë klasike për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
KMSHZ: Imami i akuzuar nuk shërben në asnjë xhami shqiptare në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Gjashtë kantone kërkojnë nga federata 24 miliardë franga për hekurudhat Kantonet po kërkojnë 24 miliardë franga zvicerane nga qeveria federale për zgjerimin e hekurudhave... -
Këto kantone ndalojnë fishekzjarrët -
Migrosi raporton një rënie prej 1.9 për qind në shitje -
Katër ministra federalë do të marrin pjesë në WEF -
Lirim me kusht prej 200,000 frangash për operatorët e barit në Crans Montana












