Feja

Myslimanët që shpëtuan hebrenjtë janë shqiptarë

Norman H. Greshman, një hebre nga Amerika, i lutet Zotit në një kishë katolike në Shqipëri, duke mbajtur duart në gjoksin e tij, është një skenë që do të mund të presupozohej se vjen nga një film hollivudian kriminalistik me agjenci spiunësh. Në të vërtetë, kjo është një skenë nga filmi dokumetar Besa, që u shfaq para një audience frankofone për herë të parë të enjten në Lozanë.

Grishman1
Norman H. Greshman

Norman H. Greshman, që është edhe autori i filimit, kishte dëgjuar se shqiptarët me shumicë myslimane i kanë shpëtuar hebrenjtë dhe ai kishte thënë: “Kjo është historia që duhet treguar”. Në shenjë respekti për kulturën multifetare të shqiptarëve ai sa herë ka vizituar këtë vend gjatë katër vjetëve të punës së tij, ka shkuar në një kishë katolike, ku ka përdorur fjalë arabe për t’iu lutur Zotit, që për të është një.

I rritur në Colorado, ku ishte i rrethuar me urrejtje nga fëmijë të etnive të tjera, Norman H. Grishman, një fotograf, mendonte se Perëndimi ka një qasje jo të këndshme ndaj islamit, kështu që ai e mori historinë e shqiptarëve dhe hebrenjve dhe për katër vjet udhëtoi në shtetin më të varfër të Evropës për të fotografuar ata shqiptarë që njihen se kanë shpëtuar jetë hebreje gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Ai vendosi ta tregojë këtë histori përmes portreteve dhe filmit dhe pastaj ta shpërndajë në tërë botën, siç është duke u bërë tani në Zvicër, ku organizimin për qytetin e Lozanës e ka marrë albinfo.ch.

Grishman, një i pasionuar pas tregimtarisë, në Shqipëri kishe gjetur familjen Hoxha, e cila në raftin e vet mbante tre libra që aty i kishte lënë hebrei i strehuar, Nessim, me porosinë që ai do të kthehej t’i merrte ato libra. Babi i Rexhepit, Refiku, kishte mbetur në Shqipëri dhe në një moment ia kishte lënë djalit, Rexhepit, amanet që ta gjejë Nesimin dhe t’ia kthejë librat.

Rexhepi kishte marrë këtë punë shumë seriozisht dhe për dhjet vjet së bashku me z. Grishman hulumtojnë të gjejnë pronarin dhe t’i kthejnë librat, për të mbyllur një histori. Mirëpo, ka ndodhur gjatë më shumë se 60 vjetëve dhe pas kësaj kohe, jo të gjithë njerëzit kishin treguar historitë e tyre. Jo të gjithë kishin pasur marrëdhënie të ngushta familjare që të kalojnë historitë nga brezi në brez. Jo të gjithë kishin pasur një histori që duhej mbyllur me një takim apo akt të kthimit të një prone të lënë në besë.

Rexhep Hoxha
Rexhep Hoxha

Në Izrael familja e Nesimit kishte mbyllur historinë traumatizuese, për të krijuar një jetë të re të ndarë prej të kaluarës refugjate, gjë që e bënë misionin e z, Grisham dhe Rexhep Hoxhës shumë të vështirë. Përkundër organizmit të mirë të mbamendjes hebrenje, fati i hebreut Nisim kthehet në një enigmë.

Në mes të intervistave të hebrenjve të shpëtuar në Shqipëri nga vitet e Luftës së Dytë Botërore, pamjeve nga Jerusalemi dhe dëshmive të shqiptarëve që kishin vënë jetën në rrezik, filmi solli emocione në tërë sallën ku u shfaq. Filmi tregoi për shqiptarët e mirë dhe dukej shumësi një: Ju Faleminderës e madhe e dhuruar nga autori Norman Grisham për myslimanët shqiptarë që shpëtuan në mënyrë sistematike pjesëtarët e një populli në përndjekje në tërë Evropën.

Vjosa
Dr. Sami Sandhaus, një i mbijetuar i Holokaustit

Para filllimit të filmit, Sami Sandhaus, një i mbijetuar i Holokaustit, erdhi para publikut dhe shpalosi historinë e vet. Ai ishte prej atyre që ndiente obligim për të folur sikur z. Grisham.

“U tregoni të gjithëve, kudo që të jenë, që masakra të tilla kanë ekzistuar dhe se shumë prej nesh nuk mund të dëshmojmë më për to. Prandaj, unë kam për detyrë të tregoj sa herë që të më jepet rasti historinë që kemi përjetuar. Jeta më ka plakur para kohe, por unë vazhdoj të kem vullnet për të rikujtuar historinë tonë”.

Tutje Sandhaus tha: ”Roli që Shqipëria ka luajtur për të na ndihmuar ishte i madh. Unë kam lindur në 400 kilometra larg Shqipërisë. Ishin të shumtë ata që me një valixhe braktisën të gjitha dhe gjetën strehim në Shqipëri.  Prandaj, unë nuk mund të mos pranoj ftesën tuaj për të ardhur këtu që t’ju shprehu mirënjohjen time. Ju faleminderit për të gjithë ata që na ndihmuan. Dua t’ju them se bota është një vend i rrezikshëm, jo për shkak të atyre që e dëmtojnë, por për shkak të atyre që e shohin dhe nuk bëjnë asgjë. E, pra, ju nuk shikuat, ju vepruat kundër dhe na ndihmuat. Ju jeni pjesë e zemrës të të gjithë Judejve, ne nuk do t’ ju harrojmë, ju jeni në zemrën tonë.


LAJME INTERESANTE NGA INTERNETI