Shqipëria
Naftëtarët me protesta kërkojnë pagat e tyre
Protestuesit kanë kërkuar ndërhyrjen e qeverisë të zbatojë ligjin dhe tu japë zgjidhje punëtorëve që erdhën në këmbë nga Fieri deri këtu
Me protesta para Ministrisë së Energjisë, naftëtarët e Fierit dhe Ballshit kanë kërkuar dy pagat e tyre të pa mara dhe sigurimet shëndetësore.
Përfaqësuesit e sindikatave të naftëtarëve dhe një përfaqësues nga punëtorët kanë pasur takim me Ministrin Gjiknuri. Ata kanë kërcënuar edhe me grevë urie nëse problemi i tyre nuk gjen zgjidhje. Protestuesit kanë kërkuar ndërhyrjen e qeverisë të zbatojë ligjin dhe tu japë zgjidhje punëtorëve që erdhën në këmbë nga Fieri deri këtu.
“Nuk kemi çfarë humbasim, do të ikim vetëm kur të marrim lekët. Kemi pa marrë dy paga të këtij viti, nëntori dhe dhjetori dhe kemi 13 paga të vitit 2015-2016”, ka thënë njëri nga protestuesit.
Ndryshe këta protestues kanë mbërritur mbrëmë në Tiranë ku edhe kanë kaluar natën në makinat personale të disa aktivistëve të Organizatës Politike që mbështet këtë protestë.
E-Diaspora
-
Familja kërkon ndihmë për gjetjen e Tianit 5 vjeçar "5 vjeçari Tian Rahimi u zhduk në lumin Reuss pas një aksidenti me varkë dhe ende... -
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Zyrtarja e migracionit në Basel-Land dënohet për keqtrajtim të të huajve Ajo pretendonte se marrja e primeve me zbritje mund të çonte në masa të lidhura... -
Familja kërkon ndihmë për gjetjen e Tianit 5 vjeçar -
Nga e premtja: Aeroporti i Cyrihut lehtëson rregullat për lëngjet në bagazhet e dorës -
Këshilli Federal thotë po për Lojërat Olimpike Dimërore 2038 -
Sistemi i mbrojtjes ajrore Patriot “praktikisht i padobishëm”














