Lajme

Naim Dina zgjidhet për herë të dytë asambleist në Renens

Ai thekson se ky mandat i dytë përbën një përgjegjësi edhe më të madhe për të vazhduar punën në shërbim të qytetit dhe komunitetit

Naim Dina, një aktiist politik me prejardhje nga Rahoveci, është zgjedhur për herë të dytë si asambleist në qytetin Renens, në kantonin Vaud të Zvicrës.

Pas publikimit të rezultateve zgjedhore, ai shprehu mirënjohjen për besimin e qytetarëve, duke theksuar se ky mandat i dytë përbën një përgjegjësi edhe më të madhe për të vazhduar punën në shërbim të qytetit dhe komunitetit, shkruan albinfo.ch.

Dina falënderoi të gjithë mbështetësit dhe qytetarët që i besuan votën, duke theksuar se do të vazhdojë të punojë me përkushtim, ndershmëri dhe transparencë për të përfaqësuar sa më mirë interesat e qytetarëve në asamblenë komunale të Renens-it.

Rizgjedhja e tij konsiderohet një tjetër shembull i angazhimit dhe integrimit të suksesshëm të shqiptarëve në jetën publike dhe institucionale në Zvicër.