Futboll
Napoli-Hysaj, nuk po ecë
Sezoni për futbollistin e Kombëtares, Elseid Hysaj, ka qenë plot me ulje e ngritje.
Në fillim shkodrani nuk ishte i preferua nga Ançeloti teksa humbi edhe statusin e titullarit në ekip.
Megjithatë, performancat e fundit u dukën sikur rikthyen Hysajn e vjetër, i cili ishte i pakalueshëm në mbrojtje dhe bënte maksimumin në sulm.
Por, paraqitja e fundit në ndeshjen e Ligës së Europës kundër Arsenalit, nuk ishte nga më të mirat e Hysajt me fanellën e kaltër dhe mediat nuk e toleruan aspak teksa i faturuan një pjesë të madhe të përgjegjësisë, shkruan Indeksonline, përcjell Albinfo.ch.
Ndërkaq, Napoli tashmë nga raportimet e mediave angleze është hedhur në sulm për mbrojtësin e Kombëtares së 3 Luanëve dhe Totenhemit, Kieran Tripier.
Në këtë formë duket se italianët kanë vendosur të ndërhyjnë në merkato pikërisht në krahun e Hysajt, ndërsa me shumë mundësi shkodrani sezonin e ardhshëm do ta vazhdojë karrierën diku tjetër, pasi pavarësisht gjithçkaje ofertat për 25-vjeçarin nuk mungojnë.
E-Diaspora
-
Promovohet në Zvicër romani i Mimoza Hysës “Bijat e gjeneralit”, në përkthimin gjerman Autorja prezanton në bibliotekën "Pestalozi", në Cyrih romanin e saj të sapobotuar "Die Töchter des...
-
“Më 31 dhjetor ju mbaron leja e qëndrimit”: Një letër që po frikëson të huajt në Zvicër
-
Mërgimtari humb jetën në vendin e punës, në Maltë
-
Kurti dhe Rozeta Hajdari vizituan Panairin e “Hannover Messe 2024”
-
Lea Ypi, “një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik”
Jeta në Zvicër
-
Zviceranët duan të ulin kostot e kujdesit shëndetësor Mbështetësit e UDC janë të vetmit që shprehen kundër modifikimit të ligjit federal për energjinë dhe...
-
Ish-presidenti thotë se Zvicra duhet të anëtarësohet në BE
-
Si të shpejtoni aplikimin tuaj për shtetësinë zvicerane
-
Amnesty International kritikon Zvicrën
-
Bazel: Dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari për vrasjen e dyfishtë