Bota
NASA fillon misionin për të studiuar asteroidet e Jupiterit
NASA nisi të shtunën misionin e parë të saj, për të studiuar asteroidet e planetit Jupiter, të quajtura Trojan, dy grupe të mëdha shkëmbinjsh hapësinorë, që shkencëtarët besojnë se janë mbetje të materialit fillestar, nga i cili janë formuar planetet që ndodhen më larg diellit.
Sipas NASA-s, sonda hapësinore e quajtur Lucy u nis nga Stacioni i Forcave Ajrore “Cape Canaveral” në Florida mëngjesin e së shtunës.
Misioni i Lucy-t do të zgjasë 12 vjet dhe do të studiojë një numër rekord asteroidesh. Ky është misioni i parë që eksploron “Trojanët”, mijëra objekte shkëmbore që rrotullohen rreth diellit në dy grupe, njëri prej të cilëve ndodhet përpara planetit gjigant të Jupiterit dhe tjetri pas tij.
Asteroidët Trojan, më të mëdhenjtë që njihen deri tani, e të emërtuar pas luftëtarëve të mitologjisë greke, besohet të kenë një diametër prej 225 kilometrash.
Shkencëtarët shpresojnë që misioni nga afër i Lucy-t do të ofrojë të dhëna të reja mbi mënyrën se si u formuan planetet e sistemit diellor rreth 4.5 miliardë vjet më parë dhe se si u krijua konfigurimi i tyre i tanishëm.
Sipas NASA-s, asteroidet madje mund të ofrojnë njohuri të reja mbi origjinën e materialeve organike dhe jetën në Tokë.
NASA tha gjithashtu se në historinë e eksplorimit të hapësirës ky është misioni i parë shkencor i planifikuar për të studiuar një numër kaq shumë të madh objektesh të ndryshme që rrotullohen në mënyrë të pavarur rreth Diellit./ VOA
E-Diaspora
-
Mërgimtari humb jetën në vendin e punës, në Maltë Bari Balla, është 51-vjeçari shqiptar, i cili humbi jetën në vendin e punës në Maltë. Shqiptari...
-
Kurti dhe Rozeta Hajdari vizituan Panairin e “Hannover Messe 2024”
-
Lea Ypi, “një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik”
-
Mërgimtari nga Suhareka vdes në një aksident tragjik në Itali
-
Koncert në Cyrih nga dy artiste shqiptare, Agona Shporta dhe Tringa Sadiku
Jeta në Zvicër
-
Zvicra do të forcojë sigurinë në qendrat e azilit Qeveria zvicerane i ka dërguar parlamentit propozime për të forcuar sigurinë në qendrat e azilit. Lëvizja...
-
Sa aktivë janë spiunët kinezë në Zvicër?
-
Aeroporti i Bazelit evakuohet për arsye sigurie
-
Gjykata Federale: I moshuari ka të drejtë për ndihma, edhe pse ka shpenzuar paratë e veta
-
Pse 1 maji nuk është festë publike kudo në Zvicër?