Lajme
NASA paralajmëron diçka të çuditshme
Teleskopi Hapësinor ‘Hubble’ ka kulmuar një moment historik të ri në punën e tij për të zbuluar se sa shpejt po zgjerohet universi dhe mbështet idenë se diçka e pazakontë po ndodh në universin tonë.
Kjo, sipas një deklarate të NASA-s.
Vitet e fundit astronomët kanë përdorur teleskopë si Hubble për të kuptuar saktësisht se sa shpejt po zgjerohet universi ynë.
Por saktësia e këtyre përmasave ka dëshmuar edhe diçka të pazakontë.
Ekziston një dallim kryesor midis shkallës së zgjerimit të universit rreth nesh, kur krahasohet me vëzhgimet – menjëherë pas Big Bang-ut.
Shkencëtarët nuk janë në gjendje t’i shpjegojnë këtë mospërputhje.
Por kjo sugjeron se po ndodh “diçka e pazakontë” në universin tonë, e cila mund të vijë si rezultat i fizikës së re të panjohur, thotë NASA.
Për 30 vjetët e fundit, Hubble ka mbledhur informacion mbi një sërë “milepost markets” (vendndodhje për të përcaktuar distancën – AP) në hapësirë dhe kohë.
Këto të fundit mund të përdoren për të gjurmuar shkallën e zgjerimit të universit, ndërsa ato largohen prej nesh.
E-Diaspora
-
Një ditë e bukur plot gëzim dhe kujtime të paharrueshme ...një shëtitje me karakter shkollor të nxënësve të disa shkollave shqipe dëshmoi edhe njëherë se organizimet... -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle -
Dy motrat shqiptare që humbën jetën në aksident ishin nga Zvicra – flet babai i tyre -
Kthehet nga Gjermania, mërgimtari përballet me vjedhje në shtëpinë e tij -
Manifestim kulturor shqiptar në Bavari, nderohet figura e komandantit Bekim Berisha – “Abeja”
Jeta në Zvicër
-
Rekord i ri i nxehtësisë në Gjenevë Një temperaturë prej 36 gradë Celsius u regjistrua në Gjenevë-Cointrin duke shënuar 23 qershorin më të... -
Zyrtarja e migracionit lirohet nga akuza: “Shkeljet nuk ishin të natyrës penale” -
Firma Kantonale e IT-së shpërblen me 14.000 franga mbajtjen e punonjësve -
Zvicër: Integrimi i inteligjencës artificiale në biznese po rezulton më i ndërlikuar sesa pritej -
Ku qiramarrësit kursejnë pjesën më të madhe të pagave të tyre











