Lajme
NASA rekruton liderë fetarë për të përgatitur njerëzit për kontakt me alienët
Një prift, një rabin dhe një hoxhë ishin mes teologëve të pajtuar nga agjencia hapësinore amerikane NASA për të ekzeminuar sesi do të reagonte njerëzimi nëse do të zbulohej jetë aliene në planetë të tjerë, ose dhe në tokë.
24 studiues fetarë janë rekrutuar për të marrë pjesë në programin e posaçëm të Qendrës së Hetimit Teologjik në Universitetin Princeton në New Jersey, SHBA.
Qendra ka marrë një grant prej $1.1 milionë nga NASA me objektivin kryesor “ndërlidhjen e mirëkuptimit” mes akademikëve të disiplinave të ndryshme, shkencëtarë e politikëbërës për ato që quante “çështje globale”.
Programi kërkon të vlerësojë se si do të reagonin besimet kryesore fetare për ekzistencën e jetës përtej asaj të tokës dhe se si një zbulim i tillë mund të ndikojë te koncepti i Zotit dhe Krijimit.
Studiuesi fetar i Universitetit të Cambridge, Reverend Dr Andrew Davison, i cili ka gjithashtu doktoraturë kimie nga Oxford, është mes pjesëmarrësve të programit të sponsorizuar nga NASA.
Davison në librin e tij të pritur që del këtë vit me titull “Astrobiologjia dhe Doktrina Kristiane” trajton dhe çështjen e mundësisë së krijimit të jetës nga Zoti në planete të tjera, duke theksuar se mundësia e prezantimit me jetën aliene po bëhet gjithnjë e më reale.
“Tradita fetare është një aspekt i rëndësishëm në mënyrën se si një zbulim i tillë mund të ndikojë te njerëzimi”, shkruan Davidson në një koment në faqen e University of Cambridge.
Pas studimit të një kopjeje të librit, e përditshmja ‘The Times’ llogariste se “në një rast të tillë një numër i madh njerëzish do të kërkonin shpegime nga feja e tyre” për atë që do të thotë “jetë aliene” ose për faktin se çfarë do të thotë jeta aliene në lidhje me “pozitën dhe dinjitetin e jetës njerëzore”, përcjell Albinfo.ch.
“Zbulimi i jetës aliene mund të vijë brenda një dekade, për disa shekuj ose kurrë, por kurdo që të ndodhë, do të jetë mirë të kemi menduar paraprakisht për pasojat”.
Të tjera figura fetare, si peshkopi anglez i Buckingham, Alan Wilson, rabini Jonathan Romain i Maidenhead dhe Imam Qari Asim i xhamisë së Leeds, kanë thënë se mësimet e besimeve kryesore nuk do të ndikohen nga zbulimi i jetës aliene, sipas The Times.
E-Diaspora
-
Ardian Gjini i drejtohet diasporës: Mos e votoni Albin Kurtin Kandidati për kryeministër nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës u bën thirrje bashkatdhetarëve në diasporë që... -
Hamburg
Kosova prezantohet me kulturë, film dhe muzikë në Hamburg -
Kanada
Imelda Prifti përfaqëson artin shqiptar në Kanada në ekspozitën “Women’s Voices” -
Zyra e BE-së në Kosovë shpall Shqipe Neziri Velën “Europiania e Vitit 2026” -
Budapest
Esra Zhubi doktoron me sukses në Universitetin prestigjioz Semmelweis në Budapest
Jeta në Zvicër
-
Përse ishte pezulluar procedura penale ndaj Klinikës së Zemrës në Cyrih Sipas një raporti të ri në media, përpjekjet e mëparshme për të filluar procedura penale kundër... -
Sukses i madh për Riola Xhemailin: Kampione e Holandës me PSV Eindhoven -
Burgdorf: Vdes një person i goditur nga treni, policia arreston disa të dyshuar -
Zvicër: Kostoja e strehimit, një barrë e rëndë për klasën e mesme -
Iniciativa 10 Milionëshe në “pat pozicion”














