E-Diaspora
Nazim Rexhepi fiton sërish në Langnau
Nazim Rexhepi përsëri ka fituar në zgjedhjet si këshilltar në Komunën e Langnaus, duke fituar për mandatin e katërt në këtë Komunë.
Ka qenë vetë Rexhepi, i cili ka njoftuar se ka triumfuar. “I falënderoj votuesit e mi. Edhe për katër vite sot fitova zgjedhjet për mandatin e katërt në komunën e Langnaus”, ka thënë ai për albinfo.ch.
Ai që disa dekada merret me politikë. “Prej vitit 1993 jam fillimisht simpatizues, e që nga viti 2004 anëtar i Partisë Socialdemokrate të Zvicrës. Më 3 nëntor 2013 me 715 vota të qytetarëve të Langnaut u zgjodha për herë të tretë (2006 – 2009; 2010 – 2013 dhe 2013 -2017) anëtar i Asamblesë Komunale të Langnaut, kurse tani për herë të katërt. Në këto vite jam angazhuar jashtëzakonisht shumë në temat e mirëqenies sociale dhe të integrimit. Mendoj se ia kam dalë të ndikoj në përmirësimin e imazhit të emigrantëve në përgjithësi dhe të shqiptarëve në veçanti”, është shprehur Rexhepi për albinfo.ch.
Nazim Rexhepi është me origjinë nga Malisheva e Gjilanit. Më 1989 ka emigruar në Zvicër. Prej vitit 1990 është anëtar aktiv i sindikatave zvicerane, ndërsa që nga viti 2004 është i punësuar si sekretar sindikal në Sindikatën UNIA. Aktualisht vepron dhe jeton në po të njëjtin qytet së bashku me familje.
E-Diaspora
-
Futbollistja nga Kosova Modesta Uka fiton kupën e Austrisë për gra Futbollistja e kombëtares së Kosovës, Modesta Uka dha kontribut të veçantë në këtë ndeshje, duke u... -
Gazetari tregon si e mbrojti flamurin e Kosovës nga përfaqësuesja serbe në Eurovision -
Prezantuesja e Eurovisionit shkëlqeu me veshjet e dizajnerëve nga Kosova -
Turneu i mundjes së duarve “Gjergji i Pamposhtur” -
Londër
Erza Doda zgjidhet anëtare e Këshillit Bashkiak në Redbridge, Londër
Jeta në Zvicër
-
Evropa po shtrëngon politikat ndaj emigracionit Debati zviceran për “No to 10 million” po zhvillohet në një kohë kur shumë shtete evropiane... -
Injoroi ndalimin – mbetet i bllokuar në kthesën malore në Zvicër -
Referendumi kundër emigracionit në Zvicër po thyen rekorde financimi -
Fiton xhekpotin e Swiss Lotto-s: 8.437 milionë franga -
Turneu i mundjes së duarve “Gjergji i Pamposhtur”













