Kosova
Ndahen 2.1 milion euro për projekte në komunat veriore të Kosovës
Mbi 700,000 euro i janë ndarë Zveçanit për zhvillimin e infrastrukturës komunale, përfshi edhe mbështetjen për projektin e BE-së në zhvillim "Deponia Rajonale".
Bordi Drejtues i Fondit të Zhvillimit njofton se ka ndarë më shumë se 2.1 milion euro për projekte në veri të Kosovës. Mbi 700,000 euro i janë ndarë Zveçanit për zhvillimin e infrastrukturës komunale, përfshi edhe mbështetjen për projektin e BE-së në zhvillim “Deponia Rajonale”.
Bordi i ndau Leposaviqit 400.000 euro për të ndihmuar zhvillimin e kultivimit të mjedrës në komunë dhe afër 500.000 euro për fazën e dytë të ndërtimit të pishinës në Zubin Potok. 500.000 euro janë ndarë për dy projekte në Mitrovicën e Veriut, përkatësisht fazat e dyta të Sallës së Sporteve dhe ndërtimin e një objekti për Brigadën e Zjarrfikësve.
Fondi i zhvillimit është rezultat i Dialogut Beograd-Prishtinë. Fondi financohet nga tatimet e mbledhura në pikë kalimet Jarinjë/Rudnicë dhe Tabavijë/Bërnjak. Që nga viti 2013, në Fond janë mbledhur 14.8 milionë euro, ndërsa deri tani janë ndarë më shumë se 10 milionë për të mbështetur zhvillimin socio-ekonomik të katër komunave në veri të Kosovës.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore I riu nga Suedia në industrinë hapësinore evropiane... -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025
Jeta në Zvicër
-
Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e zjarrit dhe familjet e tyre Ndihmë financiare për viktimat e zjarrit në Crans-Montana... -
Perspektiva më të mira punësimi priten në Zvicër në tremujorin e parë të vitit 2026 -
Sistemi kombëtar i alarmit testohet sot në të gjithë Zvicrën -
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa
















