E-Diaspora
Ndahet “Çmimi i Flamurit kuq e zi” për fëmijë
Fëmija që do të ngjyroste më së miri Flamurin, nëse ishte djalë do të fitonte çmimin e Flamurit me shqiponjë "Mbreti Agron" ndërsa po të ishte vajzë do të fitonte çmimin e Flamurit me shqiponjë "Mbretëresha Teutë"
Mbrëmë patëm kënaqësinë të ishim pjesë e një mbrëmbjeje të organizuar nga Zonja Zhuniqi në Geroldswil.
Në këtë mbrëmbje u vunë në pah shumë vlera shoqërore dhe projekte integruese e madhore.
Këtë organizim të zonjës Zhuniqi, shkrimtarja Hava Kurti Krasniqi e cila jeton në Cyrih të Zvicrës e përshëndeti edhe me një aktivitet që u zhvillua për herë të parë ndër shqiptarët: ajo ndau çmimin e Flamurit për fëmijë. Aktiviteti u shtjellua ashtu që Flamuri i vizatur iu nda fëmijëve më shumë se 50 fëmijë nga mosha të ndryshme që ishin ata , duke filluar nga moshat dy e tre vjecare deri 11 e 12 vjeçare
Kushti për të fituar një çmim ishte ngjyrosja e bukur dhe me përkushtm e Flamurit. Fëmija që do të ngjyroste më së miri Flamurin, nëse ishte djalë do të fitonte çmimin e Flamurit me shqiponjë “Mbreti Agron” ndërsa po të ishte vajzë do të fitonte çmimin e Flamurit me shqiponjë “Mbretëresha Teutë”.
Realizimi i këtij aktiviteti kumboi këndshëm në zemrat e të pranishmëve, por edhe në gishtërinjtë e dashurinë e fëmijëve.
Ishte kënaqësi t`i shihje mes gishtërinjve të tyre ngjyrat kuq e zi mbi flamurin kombëtar.
E pyetur nga albinfo.ch rreth idesë për këtë aktivitet, ideatorja thotë se “si pedagoge dhe animatore, e më së shumti si atdhetare ka një vit që kjo ide po më sillet ndërmend. E kisha menduar ta realizoj në një shkollë por e ftuar në projektin integrues në Geroldswil, që u realizua me shumë sukses, unë mendova ta nderoj këtë takim edhe me këtë aktivitet. Ishte diçka e bukur, e shenjtë, diçka që të mallëngjen dhe të bën krenare, një dritë shekujsh po dridhej në duart e mërgimtarëve të vegjël. Të gjithë ishin të entuziazmuar, unë fëmijët , dhe më së shumti kori i grave “Lyra”, të cilat i zgjodha si juri të këtij aktiviteti. Edhe mbesa ime ka qenë pjesë e këtij aktiviteti por unë nuk u kam treguar jurisë se ajo është mbesa ime”, thotëznj. Krasniqi.

E-Diaspora
-
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ Në një tubim me bashkatdhetarët në Cyrih të Zvicrës, kandidatja e LDK-së për presidente, Vjosa Osmani,... -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
LDK me tubim në Vjenë të Austrisë, marrin mbështetje nga bashkatdhetarët “Mbështetja që po marrim nga mërgata jonë është dëshmi se LDK-ja vazhdon të mbetet alternativa e... -
Zvicra po rritet më shpejt se pjesa më e madhe e Evropës -
Debati për “10 milionë banorë” në Zvicër: Kush po emigron realisht? -
22 raste të dyshuara për abuzim seksual në çerdhe në Zvicrën frëngjishtfolëse -
Bern: Investime të reja në parkingje për biçikleta pavarësisht përdorimit të ulët













