Shkurt.ch
Ndalet rryma në Cyrih!
Një pjesë e monitorëve dhe e automatëve të biletave kanë dalë jashtë përdorimit. Po ashtu, disa pjesë të stacionit janë ndriçuar përmes furnizimit emergjent me energji elektrike që hyn në funksion në raste te tilla
Pak minuta para orës 17.00 në pjesë të ndryshme të qytetit të Cyrihut “kanë ikur dritat”, njofton albinfo.ch. Rryma eklektrike është ndërprerë edhe në Stacionin kryesor hekurudhor të Cyrihut, por, sipas SBB-së, kjo gjë nuk ka ndikuar drejtpërdrejt në qarkullimin e trenave.
Ata po lëvizin normalisht, shkruan 20minuten.ch. Por një pjesë e monitorëve dhe e automatëve të biletave kanë dalë jashtë përdorimit. Po ashtu, disa pjesë të stacionit janë ndriçuar përmes furnizimit emergjent me energji elektrike që hyn në funksion në raste te tilla.
Edhe në stacionin për furnizim me energji elektrike të Cyrihut e vërtetojnë se në zonat e qytetit si: Wipkingen, Unter dhe Oberstrass, Central dhe Escherwysplatz është ndërprerë furnizimi me energji elektrike. Kohëzgjatja nuk ishte e njohur. “Po punojmë nën presion të lartë”, ka thënë një züëdhënës. Ai ka theksuar se po punohet edhe në drejtim të furnizimit përmes stabilimenteve që mundësojnë bartjen e energjisë elektrike nga regjionet tjera, drejt pjesëve më të prekura.
Rreth orës 18 në njërën nga zonat e para të prekura, në Stacionin Kryesor Hekurudhor të Cyrihut, është kthyer sërish rryma elektrike.
E-Diaspora
-
Promovohet në Zvicër romani i Mimoza Hysës “Bijat e gjeneralit”, në përkthimin gjerman Autorja prezanton në bibliotekën "Pestalozi", në Cyrih romanin e saj të sapobotuar "Die Töchter des...
-
“Më 31 dhjetor ju mbaron leja e qëndrimit”: Një letër që po frikëson të huajt në Zvicër
-
Mërgimtari humb jetën në vendin e punës, në Maltë
-
Kurti dhe Rozeta Hajdari vizituan Panairin e “Hannover Messe 2024”
-
Lea Ypi, “një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik”
Jeta në Zvicër
-
Zviceranët duan të ulin kostot e kujdesit shëndetësor Mbështetësit e UDC janë të vetmit që shprehen kundër modifikimit të ligjit federal për energjinë dhe...
-
Ish-presidenti thotë se Zvicra duhet të anëtarësohet në BE
-
Si të shpejtoni aplikimin tuaj për shtetësinë zvicerane
-
Amnesty International kritikon Zvicrën
-
Bazel: Dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari për vrasjen e dyfishtë