Kosova
Ndalohen tetë çekë, planifikuan ngritjen e dronit “Kosova është Serbi”
Droni ishte planifikuar të lëshohej për ndeshjen e nesërme kualifikuese Kosova-Çekia
Policia e Kosovës ka ndaluar tetë shtetas të Çekisë të cilët kishin planifikuar që nesër gjatë ndeshjes futbollistike Kosovë-Çeki ta ngritnin dronin mbi stadium me flamurin me mbishkrim “Kosova është Serbi”.
Falë vigjilencës së Policisë Rajonale të Ferizajt është bërë i mundur ndalimi i tyre në flagrance, ndërsa janë konfiskuar edhe pajisjet dhe flamujt me mbishkrime.
Burimet e Indeksonline brenda policisë kanë konfirmuar se në mesin e tetë të ndaluarve kanë qenë gjashtë meshkuj dhe dy femra, përcjell albinfo.ch.
Njëri nga çekët kishte edhe nënshtetësi të Serbisë, kurse që të gjithë me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje.
Ky është një sukses i madh i policisë së Kosovës pasi është parandaluar një provokim i cili ka mundur të sjellë shumë telashe në Stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës












