Shkurt.ch
Ndërpritet ndjekja ndaj policëve: kanë plagosur kosovarin që i ka sulmuar me sëpatë
Pasi që ai nuk e kishte ndalur sulmin pas thirrjeve të policisë dhe as pas përdorimit të sprejit, policët kishin shtënë disa herë në drejtim të tij nga afërsia me ç`rast e kishin plagosur në kofshën e djathtë dhe në pjesën e poshtme të krahut
Prokuroria e përgjithshme e Badenit (Aargau) ka ndërprerë procedurën penale kundër dy policëve. Ata, në qershor të vitit të kaluar kishin qëlluar me armë një person pasi që ai i kishte sulmuar metër, sëpatë dhe me satër. Nga ana tjetër, sulmuesi, një kosovar 37 vjeçar është duke u akuzuar për tentim vrasjeje me paramendim, shkruan aargauerzeitung.ch.
Akuza kërkon një dënim me heqje lirie pre dy vitesh e gjysmë burg për kosovarin me vendbanim në Kantonin e Lucernit, i cili është vetëm pjesërisht i përgjegjshëm.
Një ekspertizë psikiatrike e urdhëruar nga prokuroria, ka ardhur në përfundimin se i akuzuari vuan nga një sëmundje psikike dhe prandaj ka pasur përgjegjshmëri të kufizuar penale kur e ka kryer veprën, transmeton albinfo.ch. Për këtë arsye prokuroria në fjalë kërkon që dënimi me burg t`i shndërrohet në masë stacionare (psikiatri).
Eksesi kishte ndodhur më 27 qershor në Murgenthal, kur personi i përmendur, pas një kontrolli policor kishte sulmuar patrullën e Policisë regjionale të Zofingenit me një sëpatë dhe një satër. Pasi që ai nuk e kishte ndalur sulmin pas thirrjeve të policisë dhe as pas përdorimit të sprejit, policët kishin shtënë disa herë në drejtim të tij nga afërsia me ç`rast e kishin plagosur në kofshën e djathtë dhe në pjesën e poshtme të krahut.
Prokuroria e Badenit, e cila është marrë me hetimet ndaj dy policëve ka ardhur në përfundimin se të shtënat e tyre me armë kanë qenë në masë proporcionale dhe në përputhje me ligjin. Hetimet kanë treguar se me atë rast ata nuk kanë pasur asnjë alternativë tjetër përveç përdorimit të armës, përcjell albinfo.ch. Për këtë arsye ata kanë qëlluar duke qenë në vetëmbrojtje nga personi që i kishte sulmuar me sëpatë dhe me satër. Nisur nga kjo, ndjekja kundër policëve për plagosje të qëllimshme trupore është ndërprerë. Por urdhëresa për ndërprerje të procedurës ende nuk është e plotfuqishme. Sulmuesi duhet të përgjigjet për këtë edhe para Gjykatës së Qarkut në Zofingen.
E-Diaspora
-
Edhe këtë vit panairi “Gjergj Kastrioti Skënderbeu“ bashkoi shqiptarët e Amerikës Panairi më në zë te shqiptarët “Gjergji, Heroi Kombëtar”, gjithmonë i ka bërë bashkë shqiptarët, përcjell...
-
CIES: Xhaka, lojtar me ndikim, vlerësohet me 92.3 pikë
-
Xhaka e Gjimshiti, në ekipin më të mirë të Ligës së Evropës
-
Prokuroria zvicerane kërkon 16 vjet burg për Arditin që vrau gruan e tij, Besimen
-
Me plis e me flamur kombëtar, preshevari diplomon në SHBA
Jeta në Zvicër
-
Të Gjelbrit nisin një iniciativë për lejen e zgjeruar prindërore Të Gjelbrit duan t’ua sjellin votuesve zviceranë kërkesën e tyre për leje prindërore të zgjeruar dhe...
-
Rusia nxjerr “Deklaratën përfundimtare” për konferencën në Bürgenstock
-
26-vjeçari nuk u paraqit për mbrojtjen civile, kaq shumë duhet të paguajë
-
SVP dëshiron të pranojë vetëm 5,000 azilkërkues në vit
-
Swisscom ndërpret kontratën, call center pushon 100 punonjës