Lajme

Ndërpritet qarkullimi mes Bernës dhe Oltenit

Mëngjesin e së hënës nuk kanë qarkulluar trenat mes Bernës dhe Oltenit, siç thuhet, për shkak të një problemi teknik. Sipas SBB-së, problemi do të vazhdojë deri në orën 9:30 të mëngjesit, shkruan 20minuten, përcjell albinfo.ch.

Aktualisht nuk ka trena që qarkullojnë mes dy vendeve, meqë rruga është e bllokuar. SBB paralajmëron se do të ketë vonesa si pasojë e këtij defekti që fillimisht pritej të rregullohej në orën 08:00 të mëngjesit, shkruan 20minuten, përcjell albinfo.ch.