Lajme

Ndeshje futbollistike, humanitare në Gjenevë

Në kantonin e Gjenevës është duke u organizuar një ndeshje humanitare, sipas së cilës të gjitha fondet që do të mblidhen nga ky organizim do të shkojnë për Shoqatën, “Jetimat e Ballkanit”, shkruan albinfo.ch.

Në ndeshjën humanitare që është organizuar për “Jetimat e Ballkanit”, në dizpozicon janë dy çmime të biletave, 30CH dhe 5CHF.

Ata të cilët paguajnë biletën 30CHF do të hyjnë tek tribuna me karrige, kurse ata 5CHF tek pjesët anësore të stadiumit dhe pjesën përballe tribunes VIP.

Ndeshja do të zhvillohet në ‘Stade de la Fontenette’ ne Carouge, më datë 29.05.2022, nga ora 12:00.