Futboll
Ndeshje vendimtare për Kosovën e Cyrihut
Kosova më 26 maj do të ndeshet me FC Eschen Mauren, takim që zhvillohet nga ora 16:00, ndërsa si asnjëherë më parë djelomoshat e FC Kosovës kanë nevojë për përkrahjen e të gjithë futbolldashësve shqiptarë. Edhe këtë herë ata presin shumë tifozë që do të vijnë në lojë me daulle e flamuj, për të treguar se janë krenarë me djelmoshat e një ekipi të futbollit që përfaqëson FC Kosovën.
Skuadra shqiptare, Kosova e Cyrihut, të shtunën do të zhvillojë ndeshjen më të rëndësishme të këtij sezoni.
Kosova më 26 maj do të ndeshet me FC Eschen Mauren, takim që zhvillohet nga ora 16:00 në stadiumin Juhhof 1, Vulkanstrasse 200, 8048 Zyrih, shkruan albinfo.ch.
Kjo është ndeshja e fundit për këtë sezon në kampionat dhe vendimtare për skuadrën shqiptare, që të mbetet në ligën e parë zvicerane.
Kosova ndodhet në vendin e 13-të me 28 pikë, aq sa ka edhe Hongg që renditet në vendin e 12-të, kurse Eschen ka 31 pikë. Pra, Kosova duhet patjetër që të fitojë këtë ndeshje për të mbetur në Ligën e Parë.
Skuadra shqiptare shpreson se do të ketë përkrahjen e publikut, ashtu siç e ka pasur deri më tani. Ajo i ka ftuar tifozët që të vijnë në numër sa më madh. Gjithashtu edhe hyrja është falas, andaj pritet të mbushet stadiumi.
Info rreth ngjarjes
- Data e fillimit26 Maj 2018
- Ora16:00
- Data e përfundimit26 Maj 2018 - 18:00
E-Diaspora
-
Osmani: Mërgata, urë lidhëse mes Kosovës e Zvicrës Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim ndihmës sekretaren e shtetit dhe shefen e...
-
Floriani 10 vjeçar bën selfie me Xhakën, i kushtoi babait të tij 2600 franga
-
Detaje nga rasti kur një shtetas nga Kosova vrau pronarin e biznesit në Dyseldorf
-
Arnold “The Cobra” Gjergjaj triumfon në luftën e fundit
-
Nju-Jork: Baleti Kombëtar i Kosovës me dy shfaqje
Jeta në Zvicër
-
Floriani 10 vjeçar bën selfie me Xhakën, i kushtoi babait të tij 2600 franga Floriani i vogël (10) është një tifoz i madh i Granit Xhakës: Nëntorin e kaluar, ai...
-
Pse 1 Maji nuk është festë publike kudo në Zvicër?
-
E hëna në Zvicër: Përmbledhje e lajmeve më të fundit
-
Çfarë do të votohet në Cyrih më 9 qershor?
-
Rriten rastet e abuzimit psikologjik të fëmijëve në Zvicër