Shqipëria
Ndihmë ligjore e sociale për shqiptarët në burgjet evropiane
Mbi 4500 shqiptarë janë sot në burgjet e gjashtë shteteve evropiane. Këto shifra u publikuan nga Ministrja e Drejtësisë e Shqipërisë, Etilda Gjonaj, gjate një tryeze organizuar për problemet e këtyre shtetasve shqiptare.
Ajo tha se do të ndërmerren masa për asistimin e tyre me informacion ligjor përmes rrugëve të ndryshme, si dhe me krijimin e një rrjeti avokatësh shqiptarë në këto vende që do të kenë detyrë mbrojtjen e të drejtave të tyre, shkruajnë mediat shqiptare.
Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati tha se vështirësi në ndjekjen e rasteve të të burgosurve jashtë kufijve hasen në vendet jashtë Bashkimit Evropian, si dhe në shtetet ku Shqipëria ka prani të reduktuar diplomatike, përcjell albinfo.ch.
Një kujdes i veçantë do t’u kushtohet respektimit të të drejtave të azilkërkuesve shqiptarë, të cilët jo rrallë trajtohen apo mbahen nëpër vende të papërshtatshme.
E-Diaspora
-
Kongresi i 27‑të i Federatës së mjekëve shqiptarë në Evropë u mbajt në Tiranë Me mbi 1000 pjesëmarrës të regjistruar, në Tiranë u mbajt Kongresi i 27-të i Federatës së... -
Familja kërkon ndihmë për gjetjen e Tianit 5 vjeçar -
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri
Jeta në Zvicër
-
Anëtari zviceran i ekuipazhit të MV Hondius është liruar nga karantina Anëtari zviceran i ekuipazhit të anijes turistike MV Hondius, e prekur nga një epidemi hantavirusi, ka... -
Tramvaji historik zviceran me avull merr statusin e trashëgimisë kulturore -
Shpenzimet për turizëm vazhdojnë të rriten -
Kafshimi i gjarprit: Sa i rrezikshëm është në të vërtetë në Zvicër? -
Vala e të nxehtit ushtron presion mbi bujqësinë












