Lajme
Ndryshimi i kufijve të Kosovës, sjell ndarje të reja në Ballkan
Ndryshimi i kufijve të Kosovës do të shpie deri te ndarjet e reja në Ballkan dhe kjo do të ishte kërcënim për paqen në rajon. Kështu ka deklaruar komandanti i KFOR-it, Erhard Drews, në Pejë, ku ka lavdëruar punën e forcave paqeruajtëse në Kosovë.
Komandanti i KFOR-it në Kosovë, gjenerali Erhard Drews, i ka porositur kosovarët që të mendojnë dhe të punojnë për integrimet euroatlantike dhe evropiane si rruga më e mirë e suksesit dhe e së ardhmes së vendit.
Porosia e numrit një të KFOR-it është bërë nga baza ushtarake e KFOR-it në Pejë në fshatin Italia, ku është bërë ndërrimi i komandës në pjesën perëndimore ku vepron KFOR-i. Në insistimin e gazetareve për sigurinë në pjesën veriore të Mitrovicës, Drews ka thënë se KFOR-i ofron siguri për të gjithë qytetarët, duke përfshirë edhe pjesën veriore.
“KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës mandatin e tyre e kanë të krijojnë siguri në gjithë vendin, por respektimi i ligjit lidhet edhe me EULEX-in”, ka thënë Drews. Ai ka falënderuar ushtarët italianë të KFOR-it që kanë shërbyer në Kosovë gjatë këtij 6- mujori dhe ka uruar ushtarët e rinj që kanë nisur misionin e tyre të hënën. “ Është kënaqësi e imja që sot jam këtu, në ndërrimin e komandës. Puna e ushtarëve italian ka qenë shumë e mirë dhe keni kryer një mision të suksesshëm në kuadër të KFOR-it. Tash e 12 vjet KFOR-i përkujdeset dhe ofron siguri për të gjithë qytetarët”, ka thënë Drews, për të premtuar se KFOR-i do të vazhdojë të punojë me gjithë mekanizmat kosovare që të rritet aktiviteti për siguri i të gjitha komuniteteve. Ai ka lavdëruar ushtarakët e kësaj zone për ruajtjen e dy manastireve ortodokse, ku nuk është shënuar asnjë problem.
E-Diaspora
-
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së Nën dirigjimin e Facundo Agudin, Orkestra Simfonike e RTSH-së solli një mbrëmje të veçantë artistike, me... -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj -
Inaugurohet Spitali Veterinar “Mitro Vet”, bashkëpunimi kosovar-zviceran
Jeta në Zvicër
-
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër Oferta po zvogëlohet, ndërsa kërkesa për banim mbetet shumë e lartë... -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës -
Pushimet verore mund të shtrenjtojnë sërish karburantet në Zvicër -
Lumi Aare në Bern thyen rekordin e temperaturës për muajin qershor -
Kostot e kujdesit shëndetësor në Zvicër po rriten më shpejt se mundësitë financiare të qytetarëve













